KOREA E JUGUT- Ka shkuar në 28, nga fillimisht 2, numri i viktimave të tragjedisë që ndodhi të mërkurën në Korenë e Jugut. Të paktën 268 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa 179 të tjerë kanë arritur të shpëtojnë.
Skuadrat e shpëtimit po pompojnë ajër në anijen e mbytur aty ku mendohet të jenë shumica e pasagjerëve, por ekspertët thonë se tani ka pak gjasa që të jetë ende gjallë ndonjë prej 268 pasagjerëve të zhdukur, shumica e të cilëve ishin nxënës shkolle.
Hetuesit që po merren me shkaqet e mbytjes së anijes janë fokusuar tek roli i kapitenit dhe i anëtarëve të ekuipazhit, ndërkohë që prindërit e nxënësve të zhdukur kanë fajësuar kapitenin 69 vjeçar të anijes për tragjedinë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com