Korea e Jugut, rritet numri i të
mbyturve, shkon në 104 viktima

KOREJA E JUGUT- Shkon në 104 numri i të vdekurve nga anija e mbytur në Korenë e Jugut, ndërkohë 198 të tjerë janë shpallur të zhdukur. 7 anëtarë të ekuipazhit, duke përfshirë dhe kapitenin e anijes i cili pranoi se vonoi urdhrin e evakuimit janë arrestuar.

Dje presidentja koreano-jugore Park Geun-Hye dënoi dezertimin e kapitenit dhe ekuipazhit duke e quajtur veprimin të ngjashëm me vrasjen.

Anija Seowl kishte 476 pasagjerë në bord, ku 339 ishin fëmijë të shkollave të mesme në një ekskursion shkollor. Vetëm 174 persona arritën të shpëtojnë. Anija udhëtonte nga qyteti i Incheon për në ishullin turistik të Jeju.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri

Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri