SEUL - Të 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes së mbytur në Korenë e Jugut janë arrestuar. Anëtarët e ekuipazhit akuzohen për neglizhencë të urdhërave dhe se nuk kanë ndihmuar pasegjerët gjatë evakuimit. Njoftimi erdhi nga prokurori i çështjes Yang Jung-jin.
Anija e cila udhëtonte nga Incheon për në ishullin e Jeju u fundos më 16 prill. Në bordin e anijes gjendeshin 476 pasegjerë, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme.
Deri më tani numri i të vdekurve ka arritur në 183 por pritet të rritet në ditët në vazhdim. Ditën e premte zhytësit zbuluan 48 trupa nxënësish në një dhomë e cila mund të mbante deri në 30 persona brenda.
Presidenti amerikan Barack Obama gjatë vizitës së tij në Korenë e jugut ditën e premte shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të SHBA për tragjedinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com