“Korea Veriore ka shënuar sot përvjetorin e 101 të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung, në mes të frikës nga një test bërthamor nga shteti komunist” -raportojnë mediat ndërkombëtare.
Dhjetëra mijëra persona, kryesisht të veshur në uniforma ushtarake ishin rreshtuar në linjë të drejtë përballë ndërtesës së Ministrisë së Sigurisë, ku janë përuruar edhe statujat e reja të ish liderëve komunist.
Lideri Kim Jong Un me këtë rast ka vizituar muzeun ku janë të balsamuar gjyshi i tij Kim Il Sung dhe babai Kim Jong Il, në Pallatin e Diellit Kumsuan në Penian.
Sipas mediave koreano-jugore, kjo ishte paraqitja e parë e liderit komunist, që në fillim të muajit kur kanë nisur dhe spekulimet se Korea e Veriut mund të kryejë sërish një test bërthamor.
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes i Koresë së Jugut tha sot se shteti vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për t’u mbrojtur nga një sulm bërthamor, por tha se nuk ka shenja se shteti komunist po përgatitet për luftë.
Redaksia Online
(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com