Ministria e Mbrojtjes e Koresë Jugore thotë se fqinji i saj verior ka lëshuar tre raketa me rreze të shkurtër veprimi nga bregu i saj lindor. Zëdhënësi i kësaj ministrie, tha se Peniani kishte lëshuar dy raketa në mëngjes, ndërsa një pasdite.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thanë se po monitorojnë situatën duke vëzhguar fqinjin verior dhe se janë në gadishmëri të lartë. Ndërsa një deklaratë të lëshuar nga qeveria japoneze, thuhet se janë në dijeni për hedhjen e tre raketave por asnjëra prej tyre nuk ka rënë në Detin e Japonisë.

Tensionet në gadishullin korean kanë qenë të larta, që prej testit të tretë bërthamor të Koresë së Veriut, më 12 shkurt, gjë që çoi në marrjen e sanksioneve të reja nga OKB-ja.
Peniani, siç është raportuar çdo ditë nga mediat e huaja që prej muajit të kaluar, ka kërcënuar me sulme bërthamore ndaj SHBA-s dhe aleatët e tyre në Azi.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)