Mediat shtetërore koreano-veriore kanë raportuar në edicionet e sotme se, e vetmja pyetje që mund të shtrohet është “kur” do të ndodhë ajo.
Në situatën aktuale, vendi i izoluar komunist ka njoftuar se ka përfunduar programin e tij për pajisjen me raketë bërthamore balistike ndërkontinentale. Ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një fushatë të përbashkët ajrore me Korenë e Jugut, për t’i treguar forcën Veriut.
Edhe pse situata duket se ka arritur kulmin, në këndvështrimin e analistëve ajo nuk do të shkojë më tej, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet tërësisht.
“Edhe pse Korea deklaron se ka përfunduar programin e saj, regjimit i duhet të kryejë teste të tjera për të parë efikasitetin e tij”, deklaron Yun Sun, ekspert i çështjeve të Azisë.
Nga ana tjetër, thotë ai, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë vendosur avionët më të sofistikuar në Korenë e Jugut, ato ende mund të përforcojnë presionet e tyre.
Yun Sun sugjeron mes të tjerash se Amerika mund të ndërmarrë aksione ushtarake të fshehta kundër infrastrukturës bërthamore të Koresë së Veriut, ose të avancojë sulmet kibernetike kundër saj.
G.F. / Shqiptarja.com









