Shefi i diplomacisë ruse ka hedhur poshtë thirrjet e ambasadores amerikane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që bota të ndërpresë përfundimisht lidhjet me Penianin pas testit të fundit të raketës balistike.
Nga ana e saj, Moska zyrtare insiston se sanksionet nuk do të funksionojnë dhe i mëshon idesë së negociatave. Ndërsa Amerika ka paralajmëruar se Korea e Veriut do të shkatërrohet nëse nis lufta.
“Po krijohet përshtypja se gjithçka është bërë me qëllim që Kim Jong un të detyrohet të avancojë dhe të kryejë veprime të tjera kontradiktore”, ka deklaruar Lavrov.
Gjatë një vizite në Minsk të Biellorusisë, Lavrov ka theksuar se Amerikanët duhet të sqarojnë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë.
“Nëse ata po kërkojnë një pretekst për të shkatërruar Korenë e Veriut, siç tha dhe përfaqësuesja amerikane në OKB, atëherë më mirë ta thonë hapur dhe ta konfirmojë lidershipi amerikan”, ka thënë Lavrov.
Dy ditë më parë regjimi i Veriut komunist testoi raketën balistike të radhës, për të cilën deklaroi se është në gjendje të godasë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
G.F. / Shqiptarja.com









