PENIAN- Korea e Veriut po bllokon hyrjen e punëtorëve të Koresë së Jugut në zonën e përbashkët industriale, në veri të kufirit një lëvizje që shihet si përshkallëzim i tensionit në gadishullin korean.
Zëdhënësi i ministrisë për bashkim i Koresë së Jugut thotë se punëtorët janë lejuar të largohen nga parku industrial Kaesong por jo të futen brenda.
Zona Kaesong e cila, është mjaft e rëndësishme pwr Korenë e Veriut, pasi ofron çdo vit rreth 2 miliardë dollarë në tregti, shihet si një pikë kyçe në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Zona Industriale, e cila u hap në vitin 2004, ka përjetuar herë pas here probleme në hyrje-dalje. Por ky rast duket të jetë kërcënimi më serioz.
Ky veprim ndodhi pasi SHBA i quajti të papranueshme retorikat e fundit të Koresë së Veriut.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha dje se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë veten dhe aleatin e tyre, Korenë e Jugut, kundër kërcënimeve ushtarake nga Korea e Veriut, dhe shtoi se Washingtoni nuk do t'a pranojë Korenë e Veriut si shtet bërthamor, informon Voa.
Duke folur në Washington së bashku me ministrin e jashtëm Koresë së Jugut Yun Byung, sekretari Kerry i quajti kërcënimet e fundit të Phenianit për veprime ushtarake kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara provokuese, të rrezikshme dhe të pamatura. Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përgatitur dhe të aftë për të mbrojtur interesat e veta, dhe tha se ai beson se Koreja e Veriut e di këtë.
Në këtë zonë industriale ndodhen më shumë se 100 fabrika, dhe më shumë se 50 mijë koreano veriorë punojnë atje, ndërsa nga Korea e Jugut janë disa qindra menaxherë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com