KORE E VERIUT - Një zyrtar amerikan bëri të ditur se Koreja e Veriut ka lëvizur dy raketat me rreze mesatare nga vendi i lëshimit në bregun lindor, duke dhënë një sinjal të uljes së tensionit në gadishullin korean.

Penjani, siç është raportuar cdo ditë nga mediat e huaja që prej muajit të kaluar, kishte bërë përgatitjet për lëshimin e një rakete duke kërcënuar me sulme bërthamore ndaj SHBA-s dhe aleatët e tyre në Azi, si dhe kishte shpallur gjendje lufte me Seulin.

Retorika kërcënuese e Penianit u rrit pas sanksione të reja nga OKB-ja pas testimit të tretë bërthamor të tyre në mars.

Gjithashtu Korea e Veriut u irritua edhe nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat përfunduan një javë më parë.

Një zëdhënës i Pentagonit i cili refuzoi të komenttonte në mënyrë direkte lëvizjen e raketave mesatare tha se ajo, që kemi parë së fundi është një pushim provokues dhe ajo, që në mendojmë është që të kemi paqe dhe stabilitet në gadishullin korean.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)