Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye ka dënuar dezertimin e kapitenit dhe ekuipazhit të anijes së mbytur duke e quajtur veprimin të ngjashëm me vrasjen. Ajo kërkoi që përgjegjësit për tragjedinë të ndëshkohen rëndë.
Kapiteni i anijes ishte ndër të parët që u largua nga anija e mbytur duke lënë qindëra udhëtarë në mëshirë të fatit. Duke folur para mediave Lee Joon-seok pranoi se vonoi urdhërin e evuakuimit me rreth 30 minuta pasi anija e shpëtimit ende nuk kishte ardhur. Sipas tij udhëtarët do të humbnin jetën nga rrymat e forta të ujit dhe temperaturat e ulta, nëse do të hidheshin në det.
Anija udhëtonte nga qyteti i Incheon për në ishullin e Jeju me 476 pasegjerë në bord. Ndër ta gjendeshin 339 nxënës të shkollave të mesme. Deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 64 ndërkohë që 200 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Redaksia online
(ed/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com