Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ka reaguar pas vendimit të Donald Trump që të anulojë takimin e programuar për t’u zhvilluar më 12 qershor me Kim Jong un.
Moon Jae ka argumentuar se SHBA dhe liderët e koresë së Veriut duhet të zhvillojnë bisedime direkte për denuklarizmin e fqninjit verior.
“Denuklarizmi në gadishullin korean dhe vendosja e një paqeje historike dhe të përhershme është një detyrim që as nuk mund të braktiset, e as nuk mund të shtyhet”, ka deklaruar presidenti i Koresë së Jugut pasi një takimi të jashtëzakonshëm me stafin e tij.
Komento