SHBA - Koreja e Jugut ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake me SHBA-në për t’iu kundërvënë në atë, që zyrtarët e quajnë “kërcënimet” e Koresë së Veriut.
“Marrëveshja dypalëshe ofron një përgjigje ushtarake të përbashkët mes dy vendeve në rast të një sulmi nga Koreja e Veriu”- thonë zyrtarët.
“Sipas planit të ri, Korea e Jugut do të thërrasë ndihmën ushtarake të SHBA-së nëse Peniani do të godasë me raketa brigjet e ishujve të Koresë së Jugut”, - tha një korrespondet i Reuters në Seul.
Tensioni në gadishullin korean mbetet i lartë pas testit të tretë bërthamor nga Koreja e Veriut.
Disa javë më parë Këshilli i Sigurimit të OKB-së i vendosi sanksione Penianit me qëllim, që t'i ndëpriten burimet e financave për zhvillimin e programit atomik. Retorika e Koresë së Veriut ka qenë kërcënuese dhe ka paralajmëruar SHBA-në se do ta sulmojë me armë atomike, si "parandalim të një sulmi të mundshëm amerikan".
Ndërsa SHBA-ja ka kumtuar se është e gatshme për mbrojtje të Koresë së Jugut në secilin moment nga sulmet e Koresë së Veriut.
Ndaj tendosjeve të fundit kanë reaguar shumë fuqi botërore duke paralajmëruar Penianin, që të heqë dorë nga programi atomik dhe nga kërcënimet.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com