Koreja e Jugut tregon forcën
ndaj regjimit të Kim Jong Un

Koreja e Jugut tregon forcën<br />ndaj regjimit të Kim Jong Un
Koreja e Jugut po vijon të shtojë masat ekstra ushtarake, ndërsa marrëdhëniet me Korenë e Veriut sa vijnë dhe po shkojnë drejt ngrirjes totale të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Lojërat olimpike që do zhvillohen vitin e ardhshëm në Korenë e Jugut,  kanë detyruar autoritetet të shtojnë masat duke dyfishuar forcat e armatosuar.

Eventi sportiv do të zhvillohet në shkurtin e ardhshëm në zonën malore të Pyeongchang, vetëm 80 kilometra nga kufiri i fortifikuar me Korenë e Veriut, ndërsa ky i fundit po vijon testet balistike dhe bërthamore dhe retorikat mes Penianit dhe Uashingtonit kanë shtuar shqetësimet për një konflikt të armatosur në gadishullin korean.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut do angazhojë 5000 trupa të armatosura  për të siguruar mbarëvajtjen e lojrave, që e krahasuar me masat e marra në kompeticionet botërore do të jenë sa dyfishi  trupave që u angazhuan në Kupën e Botës në vitin 2002.

Plani i masave është przantuar gjatë një aktiviteti ushtarak në Seul, ndërsa u prezantua edhe krijimi i një njësie tjetër speciale ushtarake, e cila është e specializuar  që të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit dhe t’u dalë në ndihmë partnerëve që janë të angazhuara në betejën  në luftë anti-terroriste.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore