Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut hapin zyrën e koordinimit, përmirësojnë marrëdhënien

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut hapin zyrën e koordinimit, përmirësojnë marrëdhënien

Foto ilustruese

Koret veri- jugor kanë hapur zyrën e parë të koordinimit afër kufirit mes dy vendeve ku kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve.

Marrja e këtij vendimi është bërë vetëm një javë para mbajtjes së samitit të planifikuar mes liderëve të dy Koreve në Phenian.

Zyra e hapur në zonën kufitare në Kaesong të Koresë Veriore është një ndër hapat që përbën vetëm një nga disa vendimet e marrë mes dy vendeve, me synim pajtimin e tyre. Veçse kjo zyrë është e para e llojit të saj, qëkur dy Koret janë ndarë në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1945.

Bëhet e ditur se deri më tani, dy Koret kanë përdorur telefonin dhe komunikimet e modelit të faksit kur kanë planifikuar takime apo kanë ndarë informacione.

Mirëpo edhe këto kanale kanë hasur problemi, ku shpesh janë pezulluar për shkak të tensioneve të lidhura me programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjatë një ceremonie hapëse në Kaesong, ministri i Unifikimit të Koresë së Jugut, Cho Myoung-gyon ka deklaruar se zyra do të bëhet “djep i prosperitetit korean”.

Do të ulemi ballë për ballë, do të këmbejmë mendimet tona dhe do të diskutojmë bashkë për të zgjidhur çështje të vështira.    

                               Cho Myoung-gyon

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip