Koreja e Veriut tha se do t’iu kthehej bisedimeve për uljen e tensioneve në rajon vetëm nëse Kombet e Bashkuara do të heqin sanksionet kundër Penianit dhe Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut do të ndërpresin stërvitjet e përbashkëta ushtarake.
Kushtet për dialog janë bërë të ditura në një deklaratë të Komisionit Kombëtar për Mbrojtje lexuar në agjencinë e lajmeve KCNA.
“Në qoftëse armiqtë tanë, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja duan dialogun dhe negociatat, duhet të pranojnë këto kushte”, theksohet në këtë deklaratë.
Gjithashtu Peniani ka kërkuar nga OKB-ja që të tërheqë armët bërthamore, për të cilat vendi komunist beson se janë të pozicionuara në Korenë e Jugut dhe në rajon.
Tensionet në rajon janë rritur që kur OKB-ja vendosi sanksione të ashpra kundër Penianit pasi kreu provën e tretë bërthamore në muajin shkurt. Ndërkohë javët e fundit, Koreja e Veriut ka kërcënuar me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Azi, si dhe ka shpallur gjendje lufte me Seulin.
Ministria e Jashtme jugkoreane u është përgjigjur kushteve të fqinjit verior duke i quajtur ato absurde.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com