Koreja e Veriut ka kërcënuar të premten se do të sulmojë Korenë e Jugut nëse Seuli i bashkohet sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rezoluta e OKB - së vjen 3 ditë më parë, pas lëshimit të raketës me rreze të lartë të Koresë së Veriut në dhjetorin e kaluar.
Koreja e Veriut përmes një deklarate të zjarrtë për fqinjin e saj Korenë e Jugut tha se sanksionet nënkuptojnë një luftë dhe një deklaratë lufte kundër nesh.
Ndërkohë Koreja e Veriut ka refuzuar dialogun për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor North dhe u zotua se do të kryejë edhe teste të tjera bërthamore.
Në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut citohet se grupi i kukullave të tradhtarëve do të marrë pjesë drejtpërdrejt në sanksionet e OKB-së dhe do të kenë pasoja të forta kundër tyre duke iu referuar edhe Komitetit për Ribashkimin Paqësor të Koreve.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com