Koreja e Veriut kërcënon me anulimin e takimit me Trumpin

Koreja e Veriut kërcënon me anulimin e takimit me Trumpin

Kim Jong Un dhe Donald Trump

Koreja e Veriut ka deklaruar se mund ta anullojë takimin me presidentin amerikan Donald Trump nëse SHBA-të këmbëngulin se ajo duhet të heqë dorë nga armët e saj bërthamore.

Takimi i shpallur prej kohësh ndërmjet Trumpit dhe Kim Jong Un-it të Koresë së Veriut pritte të zhvillohet më 12 qershor.

Por nëpërmjet një njoftimi plot inat, zv.ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut i akuzoi SHBA-të se po bëjnë deklarata të pamatura dhe se kanë qëllime të këqija.

Ai e drejtoi gishtin ndaj këshilltarit të sigurisë kombëtare amerikane John Bolton.

"Nuk i fshehim ndjenjat tona të neverisë ndaj tij,” – tha Kim Kye-gwan.

Takimi mes Kim Jong Un dhe Donald Trump u caktua pasi Koreja e Veriut tha se ishte e angazhuar që ta denuklearizonte gadishullin korean.

Se çfarë nënkuptonte konkretisht me këtë mbeti e paqartë, por Koreja e Veriut i ka ftuar mediat e huaja më herët gjatë muajit që të marrin pjesë në çmontimin e bazave kryesore te tësteve të saj bërthamore.

Gazetarja e BBC-së në Seul Laura Bicker thotë se Koreja e Veriut – që ka thënë për një kohë të gjatë se arsenali i saj bërthamor është thelbësor për mbijetesën e Veriut si shtet – po i bën tani të qarta kërkesat e saj.

Në deklaratën e Kim Kye-gwan, të shfaqur nga televizioni shtetëror, thuhet se nëse SHBA-të “na vënë në qoshe dhe na kërkojnë që të heqim dorë nga armët bërthamore ne nuk do të kemi më ndonjë interes që të bisedojmë dhe duhet ta rivlerësojmë takimin e 12 qershorit”.

Ai tha se Koreja e Veriut vazhdon të ketë “shpresa të larta” por se ishte “tejet e papërshtatshme që SHBA-të po na provokojnë përpara takimit duke bërë deklarata qesharake”.

Këshilltari amerikan i sigurisë që u sulmua verbalisht nga Koreja e Veriut kishte thënë në disa intervista në fund-javë se Veriut duhet të ndiqte modelin libian të çarmatimit bërthamor. Libia e Gedafit kishte dorëzuar armët e saj në këmbim të marrjes së ndihmës ekonomike.

Korrespondentja e BBC-së tha se koreano-veriorët po e ndiqnin me vëmendje dhe nuk u pëlqeu ajo se çfarë dëgjuan prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin