Sipas agjensisë së lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap”, Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa të tjera drejt bregut lindor në Detin e Japonisë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore të Seulit, ka saktësuar se raketat ishin me rreze të shkurtër veprimi dhe janë hedhur në orën 08.01 dhe 8.16 me orën lokale, nga qyteti bregdetar i Tongchon në provincën lindore të Kangwon.
Autoritetet e Koresë së Jugut kanë sqaruar se raketat do të analizohen nga inteligjenca në Seul dhe Washington.
Kryeministri japonez Shinzo Abe ka konfirmuar lëshimin e raketave duke shtuar se ato nuk kanë patur asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë .
“Ne do të jemi në gatishmëri dhe do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë duke koordinuar verpimet me vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara"- tha Shinzo Abe
Autoritetet e Pyongyang-ut kanë njoftuar se do t’I japing fund bisedimeve të paqes me Seul-in.
"Ne nuk kemi asgjë tjetër për të biseduar me autoritetet e Koresë së Jugut dhe nuk kemi ndërmend të ulemi përsëri me ta në tryezën e bisSeuledimeve”, thuhet në një njoftim të Komitetit të ribashkimin paqësor të vendit Koresë së Veriut.
Seria e provave balistike vjen pasi Donald Trump dhe Kim Jong-un ranë dakord në samitin e qershorit për të rifilluar negociatat e demilitarizimit bërthamorë.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.3%
-
Pak
82.4%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rruga në mes të Seulit çahet më dysh, gropa përpin të gjallë motoristin 30-vjeçar! Shikoni se si shpëton shoferi i veturës (VIDEO)
25 Mars, 16:16
-
Korea e Jugut/ Tentoi të shpallte gjendje lufte, i hiqet paraburgimi presidentit Yoon Suk-Yeol
7 Mars, 15:40
-
Raketa ‘Starship’ e Elon Musk shpërthen gjatë fluturimit provë! Doli jashtë kontrollit menjëherë pas lëshimit
7 Mars, 08:59
-
Aeroplanmbajtësja amerikane viziton Korenë e Jugut, demonstrim force kundër Koresë së Veriut
3 Mars, 20:58
-
Gjykata e Koresë së Jugut zgjat paraburgimin e ish - presidentit Yoon Suk Yeol mes shqetësimeve për shkatërrim provash
18 Janar, 22:41
-
Koreja e Veriut thotë se raketa e re hipersonike do të 'frenojë' rivalët
7 Janar, 15:20
-
Aksidenti i rëndë ajror në Korenë e Jugut, ministri i Transportit planifikon të japë dorëheqjen
7 Janar, 11:50
-
Motra e Kim Jong-un zbulon për herë të parë identitet e fëmijëve të saj! Cili është qëllimi i gruas më 'të frikshme' në Korenë e Veriut?
6 Janar, 19:11
-
Blinken shpreh shqetësimin për bashkëpunimin ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë
6 Janar, 17:48
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Seul/ Presidenti nuk u arrestua, koreanët sërish në protestë (VIDEO)
4 Janar, 16:29
-
Avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë, Korea e Jugut do të dërgojë në SHBA ‘kutinë e zezë’! 179 pasagjerë ndërruan jetë
1 Janar, 15:26