Koreja e Veriut ka dënuar inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke e cilësuar si një "akt të pafalshëm terrorist të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi", duke shtuar se gjithmonë do të jetë përkrahë Rusisë, e cila sipas Phenianit po synon të mbrojë sovranitetin e saj.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur ndaj teritorit rus nga regjimi i [presidentit ukrainas, Volodymyr] Zelensky, që është nën kontrollin dhe mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit dhe e cilësojmë si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, përmes një deklarate të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
Koreja e Veriut në mënyrë dramatike ka intensifikuar lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar, kur liderët e të dyja shteteve u zotuan të thellonin bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Në qershor të këtij viti, lideri verikorean, Kim Jong Un dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruar një marrëveshje për “partneritet gjithëpërfshirës strategjik”, që përfshin edhe marrëveshje për mbrojtje të përbashkët.
Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut se furnizon me artileri dhe raketa Rusinë, të cilat më pas Moska i përdor në luftën kundër Ukrainës.
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë mohuar këto pretendime.REL
Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurthi i pasaportës së Vladimir Putinit
14 Janar, 14:43
-
Trump: Me Putin do të takohem sapo të marr detyrën! Ka vetëm një strategji për t’i dhënë fund luftës
14 Janar, 14:27
-
Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin çmimet e naftës me 5%
14 Janar, 08:48
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë
13 Janar, 15:38
-
Gjermania heton spiunazhin e dyshuar rus në bazat e saj ushtarake
13 Janar, 14:49
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12