Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
Testim i raketës balistike
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në lindje të Gadishullit Korean, tha të martën Shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut.
Raketat u hodhën rreth orës 7:30 të mëngjesit të martën nga Provinca Hwanghae në Korenë e Veriut, tha Shefi i ushtrisë koreanojugore. Ai shtoi se Seuli po ndante informacionet mbi këtë zhvillim me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë dhe po vëzhgonte nga afër provat me raketa të Phenianit.
Lëshimi i raketave të Koresë së Veriut u njoftua edhe nga qeveria japoneze. Roja bregdetare e Japonisë tha se një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut kishte rënë tashmë oqean dhe kanali japonez NHK raportoi se dukej se ajo kishte rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë në oqean.
Lëshimi i raketave pason provën e fundit të Koresë së Veriut javën e kaluar me një rakete të re balistike ndërkontinentale të quajtur “Hwasong-19” dhe vjen disa orë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Media shtetërore e Koresë së Veriut, KCNA publikoi të martën një raport në të cilin Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un, dënoi stërvitjet e fundit ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut, duke thënë se ato janë një kërcënim për vendin dhe justifikojnë përforcimin me armë bërthamore të Koresë së Veriut.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun, vuri në dukje në fund të muajit të kaluar se Koreja e Veriut "do të dëshironte të ekzagjeronte ekzistencën e saj para, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara" duke demonstuar fuqinë e saj ushtarake përmes një prove me raketa balistike ndërkontinentale apo me një provë tjetër bërthamore./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
SHBA/ Reagimi i zv.presidentit Vance kur hyri në Zyrën Ovale: E pabesueshme! Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve: Një i ri nga Appalachia arrin majat e pushtetit (VIDEO)
24 Janar, 08:05
-
SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
24 Janar, 07:17
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme
23 Janar, 18:40
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52