Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje

Koreja e Veriut lëshon raketa lundruese, mes tensioneve në rritje

Njerëzit duke parë raketat e Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, ndërmjet Kinës dhe Gadishullit Korean, të shtunën, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut.

Provokimi i fundit i Phenianit vjen teksa shqetësimet po rriten për vendndodhjen dhe mirëqenien e një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili bëri një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut, më herët gjatë javës, ndërsa regjimi i izoluar deri tani ka heshtur rreth incidentit.

Lëshimet e së shtunës janë vetëm të fundit në një varg të tillësh nga Pheniani, dhe vijnë teksa Seuli dhe Uashingtoni po forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, teksa marrëdhëniet ndërmjet dy Koreve janë pothuajse në pikën më të ulët ndonjëherë, raporton AFP.

Lëshimi i raketave lundruese ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale, ka njoftuar ushtria e Seulit.

“Autoritetet koreanojugore dhe amerikane të inteligjencës po i analizojnë lëshimet, përderisa po i mbikëqyrin shenjat e aktiviteteve të tjera”, ka bërë të ditur Koreja e Jugut.

Koreja e Veriut kishte lëshuar dy raketa balistike në det, nga bregu i saj lindor, në drejtim të Japonisë, vetëm tri ditë më parë.

Diplomacia ndërmjet Phenianit dhe Seulit ka ngecur, ndërsa udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për shtimin e prodhimit të armëve, përfshirë ato bërthamore taktike.

Në kundërpërgjigje, Seuli dhe Uashingtoni kanë kryer manovra të përbashkëta ushtarake, me avionë të avancuar, të pakapshëm nga radarët, dhe me mjete strategjike amerikane, përderisa një nëndetëse bërthamore amerikane këtë javë vizitoi një port koreanojugor, për herë të parë prej dekadash./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë