Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it

Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it

Foto ilustruese e një fëmije në Koren e Veriut

Koreja e Veriut ka lajmëruar një tjetër ligj të ashpër për të censuruar njerëzit të mos jenë në kontakt me kulturën perëndimore. Prindërit e fëmijëve koreano-veriorë, të cilët lejojnë fëmijët të shohin filma të huaj do të përballen me një dënim. Sipas mediave të huaja thihet se prindërit do të punojnë gjashtë muaj në një kamp pune ku do të kryejnë punë të rënda, me mjete primitive si për shembull në miniera ose ferma.

Kim Jong Un po kryen një goditje të egër kundër filmave dhe serialeve të huaja, ku prindërit paralajmërohen se do të përballen me ndëshkim të ashpër nëse fëmijët e tyre shikojnë të prodhuar nga Hollyëood- i, qoftë edhe për një shkelje të parë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me ata që kërcejnë, këndojnë apo kanë të njëjtat sjellje me një koreano-jugor ose me dikë nga vendet perëndimore. Sipas qeverisë, prindërit nuk janë të aftë të edukojnë fëmijët e tyre me parimet e vendit dhe do të dënohen me gjashtë muaj punë të detyruar.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë