Koreja e Veriut, e cila prej disa javëve kërcënon se do të sulmojë me armë bërthamore Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, është duke u përgatitur për një test bërthamor të katërt thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Ministri i Unifikimit, Ryoo Kihl-jae tha ligjvënësve se Seuli ka shenja të aktivitetit në rritje të përgatitjeve bërthamore të Penianit.
Ai ka thënë se Veriu mund të ndërmarrë ndonjë hap provokues të mërkurën me 10 prill, datë e cila është edhe afati i skadimit të kohës kur të gjitha ambasadat e huaja duhen të evakuohen nga Peniani pasi nuk i garanton mbrojtjen e sigurisë në rast konflikti.
Një zyrtar i lartë ushtarak koreanojugor tha se Peniani po përgatitet të lëshojë një raketë me rreze mesatare që mund të arrije largësinë deri në 3 mijë kilometra.
Tensionet në gadishullin korean janë rritur prejse Koreja e Veriut ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt dhe kërcënimet e njëpasnjëshme të shteti komunist janë përsëritur cdo ditë pas sanksioneve kundër tij nga OKB-ja muajin e kaluar.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com