Koreja e Veriut ka provokuar sërish mëngjesin e sotëm, këtë herë duke lëshuar një raketë balistike nga një nëndetëse pranë brigjeve të Japonisë.
Raketa u lëshua nga zona e Sinpo në provincën jugore Hamkyong rreth orës 10:17 të mëngjesit me kohën lokale në Detin Lindor.
Sipas mediave, aktualisht SHBA po monitoron nga afër çdo lëvizje ushtarake të Koresë së Veriut, ndërsa mediat e Koresë së Jugut raportuan se kjo raketë e veçantë besohej të kishte udhëtuar rreth 450 km (280 milje) në një lartësi maksimale prej 60 km.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se ishin lëshuar 2 raketa dhe komenti i tij për këtë veprim, ishte “shumë për të ardhur keq”.
OKB -ja i konsideron raketat balistike më kërcënuese sesa raketat lundruese sepse ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt.
Koreja e Veriut ka kryer një mori testesh raketash javët e fundit, duke përfshirë armët hipersonike dhe ato me rreze të gjatë, disa prej të cilave shkelin ligjet e rëndësishme ndërkombëtare.
Ndërkohë marrëdhëniet mes SHBA dhe Koresë së Jugut janë të tensionuara, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve themelore mbi denuklearizimin. Kërkesa e SHBA është që Koreja e Veriut të heqë dorë nga armët e saj bërthamore para se të lehtësohen sanksionet, por deri më tani duket se kërkesat nuk janë dëgjuar.
Komente










