Koreja e Veriut shkel sërish premtimet, kryen prova të reja me raketa

Koreja e Veriut shkel sërish premtimet, kryen prova të reja me raketa

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë me raketa balistike, duke shkelur një premtim bërë presidentit amerikan, Donald Trump, se do të përmbahet nga provat e tilla pas përfundimit të ushtrimeve ushtarake amerikane-koreane.

Presidenti Trump, megjithatë, tha se nuk i sheh provat e fundit të Koresë së Veriut si “shkelje të zotimit”. Para se të largohej nga Washingtoni për të marrë pjesë në takimin e G-7-tës në Francë, presidenti amerikan tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un “ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me mua... Atij i pëlqen të provojë raketat, por ne nuk kemi kufizuar kurrë raketat me rreze të shkurtër veprimi”.

Qeveria japoneze raportoi herët të shtunën për provat me raketa. Ushtria e Koresë së Jugut konfirmoi provat disa minuta më vonë, duke thënë se Koreja e Veriut hodhi raketat nga krahina e Hamgyongut jugor në bregdetin e saj lindor.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se "Shtetet e Bashkuara i dinë njoftimet “për prova raketore të Koresë së Veriut dhe po e ndjekin situatën. Ne këshillohemi ngushtë me aleatët tanë japonezë dhe jugkorean”

Pas një takimi emergjent, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut shfaqi “shqetësimin” për vazhdimin e provave nga Koreja e Veriut, pavarësisht përfundimit të ushtrimeve ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave