Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike

 Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike

Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur Hwasong-8, lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Korea e Veriut theksoi se raketa e re është një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve, të përfshira në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.

Ajo e cilësoi raketën si “armë strategjike”, që zakonisht do të thotë se ka aftësi bërthamore.

“Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje”, tha KCNA.

Kjo është prova e tretë raketore e Koresë së Veriut gjatë këtij muaji, pasi së fundmi ka testuar edhe raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike.

Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta dhe më të shkathëta se ato normale, çfarë i bën ato shumë më të vështira për t’u përgjuar nga sistemet e mbrojtjes raketore.

Koresë së Veriut i janë vënë sanksione ndërkombëtare për armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin