KORE E VERIUT - Koreja e Veriut njoftoi sot se ka prerë linjën e “nxehtë” telefonike me fqinjin jugor, raporton agjencia e lajmeve shtetërore KCNA.

Linja telefonike është instaluar në vitin 1971, si një mjet i komunikimit të drejtpërdrejtë midis dy qeverive në kohë të "tensioneve të mëdha", por që është përdorur gjithashtu për marrëveshjet për shkëmbimin e njerëzve dhe mallrave përtej kufijve të tyre në kompleksin e përbashkët industrial në Kaesong.

Siç raporton kanali shtetëror koreano-verior, një luftë mund të shpërthejë në çdo moment.

Peniani ka ndërprerë të gjitha marrëveshjet e paqes pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, për shkak të zbatimit të testit të ri bërthamor në muajin e kaluar.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Ëashingtonin se kërcënimet se do ta sulmojë me armë bërthamore duhet t’i konsiderojë serioze dhe se ushtria është në gatishmëri për të “shkatërruar armikun amerikan’’.

Shumë ekspertë ushtarakë mendojnë se Koreja e Veriut është shumë larg në përdorimin e raketave bërthamore pasi ka braktisur të gjitha format tradicionale të trajnimit ushtarak.

E gjithë bota po pret përshkallëzimin e konfliktit verbal mes dy Koreve kur dihet se Peniani është i vetëdijshëm se Koreja e Jugut do të kundërpërgjigjet me ndihmën ushtarake amerikane dhe ndërkombëtare.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)