KORE E VERIUT - Një video e postuar në një faqe interneti jo zyrtare në Korenë e Veriut tregoi pamjet, që përmbanin efekte, që pasqyrojnë Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesën e Capitol Hill goditur nga një sulm.
“Shtëpia e Bardhë është në shënjestër, dhe ndërtesa është brenda rrezes tonë të një bombë atomike", - shkruhej në titrat e videos.
Koreja e Veriut ka kërcënuar një luftë bërthamore me Shtetet e Bashkuara në përgjigje të sanksioneve të reja të vendosura nga Kombet e Bashkuara mbi testin e fundit të saj bërthamor.
Gjithashtu Koreja e Veriut është zotuar se do të godasë përsëri edhe fqinjin e tij Korenë e Jugut pas ushtrimeve ushtarake të përbashkëta me SHBA-në pasi janë konsideruar si prova për luftë.
Koreja e Veriut ka paralajmëruar së fundmi amerikanët se janë brenda rrezeve të raketave të tyre.
Të shtunën sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se do të vendosen 14 gjurmues raketash në përgjigje të një kërcënimi bërthamor në rritje nga Koreja e Veriut.
Muajin e kaluar Koreja e Veriut njoftoi se nuk do t'i përmbahet armëpushimit të 1953, që i dha fund luftës në gadishullin Korean.
/Shqiptarja.com