Koreja e Veriut nuk heq dorë nga plani i saj i armatimeve, ditën e sotme zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja gjatë paradës ushtarake në Phenjan.
Pamjet e medias shtetërore treguan udhëheqësin Kim Jong-un duke buzëqeshur, derisa mbikëqyrte ngjarjen në sheshin Kim Il Sung. Në paradë marshuan edhe ushtarët, tanke e raketahedhës.
Raketa e re balistike u përshkrua nga media shtetërore si “arma më e fuqishme në botë”.
Shfaqja e forcës ushtarake në Korenë e Veriut vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Joe Bidenit si president i SHBA-së. Kim e cilëson SHBA-në si “armikun më të madh” të vendit të tij. Koreja e Veriut ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, nën administratën e presidentit në largim, Donald Trump.
Udhëheqësit e dy vendeve kanë qenë të përfshirë në kërcënime të ndërsjella, derisa janë takuar për herë të parë në Singapor, në vitin 2018.
Pas samitit të pazakonshëm, pak përparim është bërë në negociatat për programin bërthamor të Koresë së Veriut.
/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 322
Lajme të tjera
-
Zgjerimi i forcës bërthamore i Koresë veriut tani parashihet edhe me ligj
28 Shtator, 09:17
-
Koreja e Veriut e quan liderin e Jugut një ‘idiot diplomatik’
25 Shtator, 10:31
-
Koreja e Jugut thërret ambasadorin rus pas udhëtimit të Kim Jong-Un
19 Shtator, 16:24
-
Jelek antiplumb dhe dronë, Kim Jong Un largohet nga Rusia me dhurata
18 Shtator, 11:40
-
Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal
16 Shtator, 13:00
-
Kim Jong Un mahnitet nga armatimet ruse
16 Shtator, 10:07
-
VIDEO/ Kim nuk ka besim tek Putin, agjentët e sigurisë ekzaminojnë në detaje karrigen para takimit në Rusi
15 Shtator, 13:20
-
BE: Jemi të gatshëm për të reaguar kundër ndihmës së Koresë së Veriut për Moskën
14 Shtator, 13:32
-
Pas takimit Kim-Putin, Japonia paralajmëron shkelje të mundshme të armëve kundër Koresë së Veriut
14 Shtator, 08:43
-
Putin pranon ftesën e Kim Jong-Un për vizitë në Korenë e Veriut
14 Shtator, 08:28
-
Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Kim Jong-Un ishin shumë të rëndësishme dhe udhëzuese
13 Shtator, 14:14
-
Putin thekson marrëdhëniet me Korenë e Veriut: Ne punojmë për paqen dhe mirëqenien
13 Shtator, 12:16