Koreografja Kozeta Bakiu
gjallëron bregdetin e Fierit
“Kush dëshiron dhe ëndërron të vallëzojë, fare mirë mund të ndjekë kursin falas, të zhvilluar në këtë zonë bregdetare, të njohur tashmë për bukuritë e saj. Ky është një projekt që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe aplikohet për të gjithë adhuruesit e kërcimit".
“Kush dëshiron dhe ëndërron të vallëzojë, fare mirë mund të ndjekë kursin falas, të zhvilluar në këtë zonë bregdetare, të njohur tashmë për bukuritë e saj. Ky është një projekt që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe aplikohet për të gjithë adhuruesit e kërcimit. Grupi i baletit përbëhet nga studentë të Akademisë së Universitetit të Tiranës, balerinë të njohur, madje të ardhur edhe nga Kosova”,-thotë koreografja e njohur Kozeta Bakiu. Vallëzimi në rërë është aktiviteti që po gëlon këto ditë në bregdetin e Semanit dhe Darëzezës. “Të vallëzojmë së bashku”, është projekti më i ri dhe më i veçantë i Bashkisë Fier, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë rrugë në Fier. Pushues të shumtë, këto ditë të nxehta gushti, janë përfshirë në oazin e energjisë që shpërthen prej kërcimit rinor të vajzave të Akademisë së Arteve në Universitetin e Tiranës, nën drejtimin e koreografes së mirënjohur, Kozeta Bakiu. Aty, ku argëtimi nuk njeh kufij, çdo ditë krijohet mundësia e shkrirjes brenda grupit të kërcimit, edhe e pushuesve që e ndiejnë aromën e vallëzimit në rërë. Plazhi i Semanit dhe Darëzezës, mrekullitë natyrore që gjenden vetëm pak larg Fierit, preferohen tashmë jo vetëm për shkak të rërës kurative, ujit të pastër apo masivit pyjor, por edhe për argëtimin si një mundësi më shumë për të kaluar pushime të paharrueshme. Koreografja Bakiu shprehet se të gjithë mund të bëhen pjesë e këtij eventi, që po e bën bregdetin e Fierit më atraktiv për turizmin shqiptar e të huaj. Spektakli në rërë nis çdo ditë në orën 10.00 në bregdetin e Semanit dhe pas një pushimi të shkurtër, rifillon në orën 20.00 në afërsi të plazhit të Darëzezës. Me një punë titanike Kozeta Bakiu në bashkëpunim me Bashkinë Fier, kanë arritur promovojnë bregdetin e Fierit si vendin më ideal për pushimet e qytetarëve. Në projekt janë bërë pjesë edhe sportistë të shumësportëshit, përfshi këtu vajzat e ekipit kampion të basketbollit dhe ekipi i volejbollit. Vallëzimi në rërë është një përvojë e re që po njeh një sukses të madh. Edhe trajneri i ekipit të basketbollit, Spiro Kuvarati shprehet se, në këtë kuadër, ka vënë re dëshirën e turistëve për t’u përfshirë në këto aktivitete me karakter argëtues e çlodhës. “Edhe ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm dhe për këtë kemi zgjedhur të bëhemi pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen këto ditë në Seman dhe Darëzezë. Këtu, përveç bregdetit me ajër të pastër, kemi edhe hapësira të mëdha për stërvitje, kemi edhe një fushë basketbolli, që na i plotëson konditat e lojës, megjithëse është e improvizuar. Por, ajo që na ka tërhequr vëmendjen, është fakti që të gjithë plazhistët sapo shohin se ne nisim stërvitjen, bashkohen për të na ndjekur dhe madje në shumë raste shkrihen më skuadrën gjatë lojës. Kjo ka krijuar këtu një ambient tepër miqësor dhe shoh se të gjithë po kënaqen”,- ka theksuar Kuvarati.
Ndërkohë, janë vetë pushuesit ata që shprehen se të tilla aktivitete i kanë munguar bregdetit tonë. “Po kalojmë ditë të veçanta. Vajzat e mia marrin pjesë në këto kërcime, dhe përveçse argëtohemi të gjithë, mësojnë edhe vajzat të perfeksionohen në kërcime të ndryshme. Shoh me qindra qytetarë që shfaqin interes dhe më vjen keq që bregdetit tonë i kanë munguar këto aktivitete me karakter argëtues”, -është shprehur Mehdi Lushkaj. Aktiviteti “Të kërcejmë së bashku” ka startuar këto ditë dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit gusht.
(dhh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
27.8%
-
Pak
39.6%
-
Aspak
32.6%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat
28 Korrik, 16:14
-
Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital
28 Korrik, 16:09
-
'12 vite e përralla e gënjeshtra', Bardhi reagon pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti! Ka marrë peng të ardhmen
28 Korrik, 16:02
-
Qyteti që do të presë Lojërat Olimpike 2028, pesë sportet e reja që do të shtohen
28 Korrik, 16:01
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50
-
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone nga Ksamili në Velipojë
28 Korrik, 15:48
-
Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi
28 Korrik, 15:43
-
Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Hungari
28 Korrik, 15:30
-
Paris 2024/ Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, dyshja ikonike fitojnë në Lojërat Olimpike
28 Korrik, 15:26
-
Profili/ Kush është Pirro Vengu, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës që emërohet ministri i ri i Mbrojtjes! Zëvendëson Niko Peleshin
28 Korrik, 15:17
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05