KORFUZ- Rreth 104 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Korfuz, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë dy shtetas shqiptarë. Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe po transportohej me gomone, ndërsa kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë.
Marijuana e sekuestruar ishte e ndarë në 92 pako.
Pas sekuestrimit të drogës dhe arrestimit të dy shqiptarëve, policia ka nisur hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e trafikut të drogës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com