Korfuz/ U kap me 320 kg drogë, në pranga një 62-vjeçar! Lënda narkotike vinte nga Shqipëria

Korfuz/ U kap me 320 kg drogë, në pranga një 62-vjeçar! Lënda narkotike vinte nga Shqipëria

Foto ilustruese

Një 62-vjeçar shqiptar në Korfuz u arrestua nga policia pasi po transportonte 320 kg marijuanë.

Ai është kapur në bregdetin e Dassia-s mbrëmjen e djeshme me 72 pako të mbështjellura me najlon.

Policia greke bën me dije se 62-vjeçari shqiptar kishte marrë sasinë e lëndës narkotike e cila ishte transportuar me dy skafe drejt Korfuzit.

Arrestimi i tij u bë pas një hetimi disamujor për evidentimin e trafikut të lëndëve narkotike në vijën bregdetare.

Gjithashtu policia kreu një kontroll dhe në shtëpinë e ku jetonte 62-vjeçari në Greqi ku u sekuestruan dhe 484 gramë të tjera marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 2 peshore elektronike përmes së cilës shqiptari bënte të mundur peshimin e lëndës elektronike si dhe 2 aparate celulare.

Policia vijon hetimet për 62-vjeçarin nëse ai i përket një grupi të strukturuar kriminal.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it