Korfuzi kërkon ujin e 'Syrit të Kaltër', Zhupa: Rama po bën gati marrëveshjen! Ministria: E pavërtetë

Kryetari i bashkisë së ishullit të Korfuzit ka ngritur problematikën e krizës së ujit dhe ka propozuar që të furnizohen nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë.

Në propozimin e George Machimaris thuhet se po mendojnë për një diçka të tillë pasi kriza po thellohet çdo vit e më shumë, ndaj mund të kërkojnë të bëhet ndërhyrje duke shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor.

“Menaxhimi i burimeve ujore është i lidhur drejtpërdrejt dhe i përfshirë në mënyrë aktive si me ekonominë dhe zhvillimin, ashtu edhe me mjedisin dhe është një parakusht për çdo formë të zhvillimit shoqëror. Duke marrë parasysh situatën aktuale, do të përballemi me krizën e ujit që po zvarritet për më shumë se 30 vite. Me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj shoqërisë sonë, propozojmë furnizimin me ujë që transferohet nga Syri i Kaltër në vendin fqinj”, është propozimi i kryebashkiakut të Korfuzit, shkruan media greke.

Për këtë ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa duke thënë se Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin e zonës së mbrojtur nga viti 2002, ndaj ndërhyrjet dhe tubacionet do të ishin të ndaluara.

“Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama! Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”, shkruan Zhupa.

Ndër të tjera thekson se shumë qytete kanë mungesë të ujit të pijshëm por nuk është menduar asnjëherë që të ndërhyhet te Syri i Kaltër.

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por s’ka shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!”, shkruan Zhupa.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Uji i ‘Syrit të Kaltër’ do i jepet Greqisë? Reagon Ministria e Turizmit: E pavërtetë, s’ka asnjë marrëveshje

Ministria e Turizmit ka mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat greke, ku kryebashkiaku i ishullit të Korfuzit kishte propozuar që të furnizoheshim me ujë nga ‘Syri i Kaltër’ në Sarandë. Ministria njofton se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron: Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta. 

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024