Sipas ‘Daily Mail’, një nga nëntë personat e konfirmuar të infektuar nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, përpara se të konstatohej i prekur nga sëmundja, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga ‘Westminster’, Parlamenti britanik.
Prania e pacientit në konferencë ka ngjallur frikë midis qindra njerëzve.
Mjekët kanë paralajmëruar përmes email-eve rreth 200 pjesëmarrës në konferencë të vetëizolohen në rast se do shfaqin temperaturë dhe ethe.
Po sipas 'Daily Mail', vetëm dje 750 britanikë u testuan për koronavirus pasi paniku mbi epideminë është intensifikuar në të gjithë vendin.
Autoritetet shëndetësore në provincën kineze të Hubei kanë njoftuar se në 24 orët e fundit ka patur 116 vdekje nga epidemia e COVID-19 dhe 4.823 raste të reja të infeksionit, kryesisht pacientët të diagnostikuar "klinikisht" pa teste laboratorike, të cilat e kanë rritur numrin total të të infektuarve në 64 437 kurse numri i viktimave që prej fillimit të epidemisë ka shkuar në 1383.
Dje të njëjtat autoritete njoftuan për 242 vdekje dhe mbi 14.800 raste të infeksionit, pasi ndryshuan kriteret e numërimit dhe duke përfshirë pacientë të diagnostikuar vetëm me ndihmën e radiografive në mushkëri.
Zyrtarët e shëndetit në Hubei thanë se ata kishin filluar të numërojnë rastet e diagnostikuara klinikisht për të bërë të mundur që pacientët të trajtohen sa më shpejt, në vend që të presin përgjigjet e testeve laboratorike për të konfirmuar ose jo infektimin prej Covid -19. Ky ndryshim po ngre shqetësimin se kriza e koronavirusit është më serioze sesa tregohet nga autoritetet kineze.
Lajmi kryesor: