Virusi kinez, numri i viktimave rritet në 132. Shifra 6000 e të infektuarve tejkalon SARS, 8 raste në Europë

Virusi kinez, numri i viktimave rritet në 132. Shifra 6000 e të infektuarve tejkalon SARS, 8 raste në Europë

Më shumë ngjitës se Sars-i. Me azhornimin e fundit, të mbërritur sonte, epidemia e koronavirusit tashmë ka kapërcyer përhapjen e sindromës Sars të vitit 2003 në Kinë: janë konfirmuar 5974 raste (krahasuar me 5327 të Sars në nëntë muaj), ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 132 ndërkohë që Gjermania dhe Franca konfirmojnë 8 raste të infektuar dhe regjistrohet rasti i parë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rreth 12 persona në Turqi dhe 1 në Rumani dyshohet se janë prekur nga koronavirusi i Wuhanit, 10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë.

Ndërsa në Kinë korridoret e spitaleve në qytetet e prekur nga koronavirusi po përmbyten përditë nga turmat e njerëzve të infektuar apo jo dhe teksa sistemi shëndetësor duket se është futur në kolaps, specialistë të seksionit të Sëmundjeve infektive të spitalit Lazzaro Spallanzani në Romë, thonë se ndërsa Europa ka regjistruar tashmë tre tetë rastet e para të personave të infektuar, "është vetëm çështje kohe dhe do të ketë raste të tjera në vende të ndryshme europiane.

Teksa numri i të infektuarve është shtuar me shpejtësi, llogaritet se vdekshmëria për orë është më e ulët. Duhet gjithashtu të theksohet se në krahasim me një ditë më parë, infeksionet e reja të konfirmuara janë në rënie, rreth 600 më pak. Është shumë herët për të kuptuar nëse është një anomali statistikore apo fillimi i një ngadalësimi. Dje super eksperti kinez Zhong Nanshan tha se kulmin e përhapjes koronavirusi mund ta ketë pas dhjetë ditësh, por modelet e studiuesve të tjerë e vendosin atë shumë më tej në kohë, madje edhe në prill.

Sot gjatë natës, fluturime të nisura nga Wuhan evakuuan qytetarë amerikan dhe japonez të bllokuar në qytetin karantinë, të cilët kanë mbërritur në destinacionet e tyre.

Ndërkohë, Parisi është gati për riatdhesimin e qytetarëve transalpin nga Wuhan.

Sot do të kryhet fluturimi i parë, i destinuar për 250 shtetas francezë të konfirmuar pa simptoma kurse nesër një tjetër fluturim do të sjellë 100 persona të kombësive të tjera europiane. Brukseli ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Komunitetit, për të ofruar ndihmë për qytetarët europianë në Wuhan ndërkohë që edhe Italia do të riatdhesojë 70 qytetarë të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Fshatra që ngrenë mure dhe roje me shtiza, koronavirusi po rikthen në 'mesjetë' Kinën (FOTO)

Koronavirusi po tmerron popullsinë kineze, me 60 mijë rastet e deklaruara deri më tani të infektuar dhe me 132 të vdekur.

Ndërkohë që qeveria kineze po ndërton spitale në kohë rekord, dhe ka marrë masa të jashtëzakonshme duke pezulluar çdo aktivitet masiv në vend, në fshatrat e kinës po rikthehet mesjeta.

 Aty, komunitet që kanë shpëtuar nga përhapja e virusit, po zgjedhin metoda drastike për t’u mbrojtur.

Rrjetet sociale po dëshmojnë ditët e fundit skena tejet të veçanta.

Gjashtë fshatra të provincës Hebei që kanë shpëtuar për momentin nga virusi po ndërtojnë mure për të penguar ardhjen e banorëve nga Wuhan.

Rojet e fshatrave po “armatosen” me shpata dhe shtiza artizanale

Ora 16:28
Malajzi, arrestohet për shpërndarjen e lajmeve të rreme për koronavirusin, rrezikon 6 vite burg ose 11 mijë euro gjobë

Përhapja e lajmeve të rreme për koronavirusin mund t'i kushtojë një 34-vjeçari Malajzian shumë shtrenjtë

Një 34 vjeçar në Malajzi është arrestuar pasi ka pwrhapur nw mediat sociale lajme tw rreme nw lidhje me koronavirusin kinez.

Telefoni i tij celular dhe karta SIM, që besohet se janë përdorur për të ngarkuar përmbajtjet e rreme në Facebook, janë konfiskuar nga policia.

Policia Mbretërore e Malajzisë wshtw impenjuar seriozisht për të kontrolluar përhapjen e lajmeve të rreme nga individë të papërgjegjshëm në lidhje me koronavirusin e ri, lajme qw sipas policisw, mund të rrezikojnë stabilitetin kombëtar dhe paqen publike.

34-vjeçari Malajzian tani rrezikon burgun ose një gjobw prej 11 mijw euro.

Në vitin 2018, Malajzia miratoi një ligj që i konsideron lajmet e rreme krim dhe të dënueshme me 6 vite burg dhe gjoba të ‘majme’.

Ora 15:39
Koronavirusi, pesë të vërteta dhe mashtrime në lidhje me virusin kinez që po frikëson botën

Koronavirusi i Wuhan

Një nga tezat që doli se ishte mashtrim më shumë është ajo që u përhap nga teoricienët e konspiracionit që pretendojnë se virusi është krijuar në laborator dhe se vaksina gjithashtu është zhvilluar.

Ky version u përhap në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara dhe u mohua nga organizatat kryesore të kontrollit të fakteve.

Argumenti i këtij versioni bazohej te një patentë e lidhur me një koronavirus, e paraqitur pranë Zyrës së Patentave të SHBA. Patenta është në të vërtetë e lidhur me koronavirusin që shkaktoi epideminë SARS në vitin 2002.

Sipas një varianti spanjoll të lajmeve të rreme, të mohuara nga ‘Animal Politico’, mbajtësit e patentës ishte laboratori ‘Karmalah’.

Realiteti është se nuk ka patentë për koronavirusin e Wuhan.

Vaksina

Ashtu siç nuk është e vërtetë që koronavirus u krijua në laborator, as nuk është e vërtetë se ekziston një vaksinë për tu mbrojtur. Teza është shpërndarë nga disa llogari të Facebook në SHBA dhe u mohua nga ‘Lead Stories’. Sipas tezës komplotiste, kjo është një strategji e zgjuar dhe e përsosur nga kompanitë farmaceutike për të rritur fitimet.

Për fat të keq, deri tani nuk ka asnjë vaksinë.

Transmetimi i infeksionit

Origjina e koronavirusit kinez apo kafsha që e transmetoi atë tek njerëzit, nuk është ende e qartë, shumë hipoteza janë propozuar nga burime të shumta.

Shumë janë të rreme, të tjerat shumë ka pak të ngjarë të jenë.

Është mashtrim që virusi është rezultat i një eksperimenti laboratorik nga shkencëtarët dhe se ai u përhap përmes një studiuesi të infektuar gjatë një aksidenti laboratorik. Ky lajm i rremë u shpërnda nga një oficer i inteligjencës izraelite në një intervistë për ‘Washington Times’, dhe gjithashtu u raportua nga disa gazeta informacioni në Itali.

Lajme të tjera mashtruese që kanë qarkulluar në disa vende, thonë se infeksioni përhapet përmes ushqimit. Për shembull, në Brazil u pohua se supa e lopës ishte origjina e infeksionit. Lajmi u mohua në Itali nga Presidenti i ‘Istituto Superiore di Sanità’, Silvio Brusaferro, i cili konfirmoi se në gjendjen aktuale të hulumtimit, ushqimi nuk është mjeti origjinal i transmisionit.

Mjetet mbrojtëse

Ka edhe shumë lajme mbi mjetet mbrojtëse ndaj koronavirusit të rekomanduara në internet për të mos u infektuar. Megjithatë, shumë nga këto janë plotësisht joefektive, siç janë ato të shpërndara në rrjetet sociale në Tajvan. Qendra FactChek në Tajvan ka gjurmuar të paktën katër mjete parandaluese të rreme që qarkullojnë këto ditë: etanol, steroid, acid acetik dhe ujë me kripë. Asnjë nga këto nuk parandalon infektimin.

Këshilla e vetme për t'u ndjekur janë ato të siguruara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Paniku pandemik

Paniku pandemik ka krijuar edhe disa raporte për infeksione të supozuara në shumë vende të botës, të cilat fatmirësisht kanë rezultuar të rreme. Gjithashtu në Itali u ngrit një alarm përmes dy mesazheve zanore të shpërndara përmes WhatsApp për një rast koronavirusi në Departamentin e Emergjencave në Leçe. Çështja u tha dhe u mohua nga Open.

Ora 15:17
Koronavirusi, projekti i 48 organizatave zbulon lajmet e rreme për virusin në Kinë

48 organizata nga 30 vende të ndryshme po bashkëpunojnë për të hedhur poshtë lajmet e rreme dhe mashtrimet që po përhapen viralisht në internet, në lidhje me epideminë e koronavirusit.

Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollit të Fakteve ka nisur një projekt që synon të verifikojë në mënyrë bashkëpunuese dhe globale informacionet në lidhje me virusin 2019-nCoV.

Që nga 24 janari, subjektet e përfshira kanë punuar për të verifikuar lajmet në lidhje me koronavirusin, duke mohuar lajmet e shumta të rreme që qarkullojnë në internet (duke rrezikuar të ushqejnë psikozën) dhe të japin informacion të vërtetë dhe të verifikuar për zhvillimet fundit në lidhje me virusin. Prej disa ditësh në kativitet, Rrjeti i Kontrollit të fakteve ka zbuluar lajmeve të rreme në lidhje me virusin kinez, duke filluar nga ekzistenca e një vaksine, origjina e sëmundjes dhe deri në teoritë e konspiracionit plot me numra (false) dhe imazhe (të manipuluara).

Një nga lajmet e rreme të lëshuar për më shumë kohë (nga viti 2019) ka të bëjë me ekzistencën e një patente që lidhet me një vaksinë të pretenduar, lajme të mohuara nga disa kompani amerikane për verifikimin e informacionit.

Edhe metodat (të rreme) për të shmangur infektimin, pa asnjë bazë shkencore, janë përhapur veçanërisht në zonën e Tajvanit, falë afërsisë së tyre gjeografike me Kinën.

E megjithatë, nëse sipas shkencëtarëve, zvarranikët mund të jenë shkaku kryesor i përhapjes së virusit të ri kinez, për shumë njerëz në rrjetet sociale, ne po përballemi me një komplot planetar ku janë të përfshira madje edhe kompani farmaceutike.

Ora 13:20
Bota shkencore ndërkombëtare në kërkim të vaksinës kundër koronavirusit të ri kinez

Ndërsa ka pasur një rënie të numrit të të infektuarve të rinj me koronavirus, duke sinjalizuar një fillim të mundshëm të ngadalësimit të infeksionit, në Kinë rastet e dyshuara janë rreth 10 000. Në numrin e të ashtuquajturës Kinë e Madhe - përfshirë Hong Kongun, Macao dhe Tajvanin - rastet e konfirmuara janë afërsisht 6.000 njerëz.

Përpjekja shkencore ndërkombëtare

Ndërkohë në Australi një version i virusit i krijuar në laborator, mund të shërbejë për sintetizimin e një vaksine. Kjo është konfirmuar nga Mike Catton, nga Instituti Peter Doherty. Për të, përveç teknikave molekulare që mund të përdoren në zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve, virusi mund të përdoret në vlerësimin e efektivitetit të vaksinave në veçanti dhe të ilaçeve.

Përpjekja e madhe e Kinës

Përpjekje maksimale për të gjetur një pengesë adekuate kundër virusit po bëhen në Kinë. Qëllimi mbetet vaksina pasi koronaviruset nuk janë në gjendje të luftohen me ilaçe.

Një betejë e vështirë

Nuk ka ilaçe specifike kundër korinavirusëve, megjithëse disa përgatitje të përdorura kundër HIV thuhet se janë testuar pozitivisht kundër kësaj pneumonie të re, për të cilën është mobilizuar e gjithë bota shkencore ndërkombëtare.

Ora 13:12
Koronavirusi, britanikët e evakuuar do karantinohen në një strukturë ushtarake

200 qytetarë britanikë që po kthehen në Britaninë e Madhe nga Wuhan, do të futen në karantinë për dy javë.

Sekretari i Shëndetësisë Britanike, Matt Hancock tha se ata do të vendosen në një strukturë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe Australia planifikon të karantinojë 600 qytetarët e saj të kthyer. Karantinimi do të bëhet në ishullin e Krishtëlindjes - rreth 2,000 km (1.200 milje) nga kontinenti.

Linjat ajrore, përfshirë ‘United Airlines’, ‘Air Canada’ dhe ‘Cathay Pacific Airways’, kanë anuluar tashmë disa fluturime për në Kinë.

Ora 12:58
Eksperti italian: Vdekshmëria është 3%, vaksinat janë ‘rripi ynë i sigurisë’

Drejtori Shëndetësor i Universitetit Humanitas: Identifikimi i shpejtë i virusit është prioritet, por tani duhet të studiohen vaksinat dhe terapitë antivirale

Rreth 6000 raste të prekur me koronavirusin kinez janë të konfirmuara globalisht.

Virusi, i cili inkubon deri në 14 ditë para se të shfaqet, e ka bërë më të vështirë zbulimin e tij me shpejtësi.

Por gjithashtu ky është një virus që për fat të mirë ka një vdekshmëri jo shumë të lartë: rreth 3% të rasteve.

Alberto Montovani i Universitetit Humanitas në Itali, thotë se “Që nga mijëvjeçari i ri është hera e tretë që një virus i klasës koronavirus ka kërcënuar speciet njerëzore.

Precedentët e mëparshëm ishin viruset që shkaktuan SARS në Lindjen e Largët midis 2002 dhe 2003 (SARS-CoV) dhe MERS në Jordan dhe Arabinë Saudite në vitin 2012 (MERS-CoV).

Në të njëjtën periudhë, bota u përballë edhe me viruset e shpendëve - H1N1 dhe H7N9 - dhe me patogjenë të tjerë që, megjithëse kufizohen kryesisht në Afrikë apo Amerikë të Jugut, kanë ardhur për të prekur botën perëndimore.

Identifikimi i shpejtë i virusit 2019-nCoV është një bazë e rëndësishme nga e cila për të zhvilluar teknika molekulare diagnostikuese për diagnostikimin, teknikat serologjike të bazuara në antitrupa për të vlerësuar përhapjen e tij dhe për të identifikuar çdo bartës të shëndetshëm. Mbi të gjitha, këto studime hedhin themelet për zhvillimin e terapive antivirale dhe vaksinave”.

Ora 12:30
Koronavirusi, nesër Italia do evakuojë shtetasit e saj nga qyteti Wuhan, epiqëndra e vdekjeve dhe infektimit

Avioni do të niset nesër nga Italia. Pas mbërritjes, shtetasit italian do të ndjekin një protokoll të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

Avioni, i planifikuar të niset nga Italia nesër, pasi të jenë marrë autorizimet e nevojshme nga kinezët, do të arrijë drejtpërdrejt në aeroportin e Wuhan me personel të specializuar mjekësor, infermierë dhe pajisje adekuate mjekësore në bord për të siguruar transport të sigurt.

“Pas mbërritjes në Itali, të evakuuarit do të ndjekin një protokoll shëndetësor të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë”, - shpjegoi Ministri Roberto Speranza.

Ora 12:18
Wuhan, hapet një pjesë e spitalit të parë për të prekurit nga koronavirusi

Është hapur një pjesë e spitalit të parë në Wuhan të Kinës për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Ndërtimi i plotë i spitalit me 1000 shtretër do të jetë gati në një kohë rekord, për vetëm një javë, më 3 shkurt 2020.

Grupi i parë i pacientëve të prekur nga virusi vdekjeprurës u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale në Huanggang, në orët e parë të mëngjesit.

Një tjetër spital, me destinacion për të njëjtin qëllim, është duke u ndërtuar 47 km larg Wuhan-it dhe pritet të përfundojë brenda 10 ditësh.

Deri më tani 132 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa është konfirmuar se 5974 persona të tjerë janë të infektuar.

 

Ora 11:10
Harta në 'Real time' mbi epideminë e koronavirusit të ri kinez

Më shumë ngjitës se Sars-i. Me azhornimin e fundit epidemia e koronavirusit tashmë ka kapërcyer përhapjen e sindromës Sars të vitit 2003 në Kinë: janë konfirmuar 5974 raste (krahasuar me 5327 të Sars në nëntë muaj), ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 132 ndërkohë që Gjermania dhe Franca konfirmojnë 8 raste të infektuar dhe regjistrohet rasti i parë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 12 persona në Turqi dhe 1 në Rumani dyshohet se janë prekur nga koronavirusi i Wuhanit, 10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë.

Kliko linkun për t'u azhornuar në kohë reale mbi epideminë e koronavirusit të ri kinez

 

Ora 10:33
Koronavirusi/ Australia planifikon karantinë në ishull për të infektuarit ndërsa të huajt largohen me shpejtësi nga Wuhan

Qindra shtetas të huaj po evakuohen nga Wuhan, qendra e shpërthimit të koronavirusit të Kinës.

Australia planifikon të karantinojë evakuuesit e saj në ishullin e Krishtëlindjes 2,000 km (1.200 milje) nga kontinenti.

600 evakuuesit e Australisë do të mbahen në ishullin e Krishtëlindjes për dy javë, tha kryeministri Scott Morrison.

Njoftimi ngjalli polemikë pasi ishulli njihet si një qendër ndalimi të imigracionit dhe i kritikuar pë kushtet e vështira.

Zelanda e Re do të bashkëpunojë me Canberra-n për të sjellë 53 qytetarët e saj në shtëpi së bashku me evakuuesit australianë.

Japonia, SHBA dhe BE gjithashtu po riatdhesojnë qytetarët e tyre.

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga territori i Kinës.

Disa linja ajrore të tjera kanë ndërmarrë masa të ngjashme, duke përfshirë ‘United Airlines’ të cilat kufizuan fluturimet.

Presidenti kinez Xi Jinping e quajti virusin një "djall", por tha që Kina do ta mposhte.

Një ekspert nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) tha se mund të duhen edhe 10 ditë të tjera që përhapja e virusit të jetë në kulmin e saj.

Ashtu si viruset e ngjashme me Sars dhe gripin, koronavirusi i ri është një rrezik i veçantë për njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë

Ora 10:21
Koronavirusi kinez, ‘spektakël’ dritash dhe fjalë inkurajuese në fasadat e qytetit të vdekjes (VIDEO)

‘Spektakël’ dritash në qytetin e vdekjes.

Në fasadat e gradaçelave, përmes fjalëve inkurajuese autoritetet kineze përpiqen të luftojnë kundër virusit vdekjeprurës.

Numri i rasteve të konfirmuara në shpërthimin në Kinë arriti në 5,974 të mërkurën, duke kapërcyer numrin e personave të infektuar në kontinent nga epidemia e SARS e 2002-2003.

Ora 10:14
Koronavirusi në Kinë, kontrolle sanitar dhe rrugë të shkreta: Wuhan është kthyer në një qytet fantazmë (FOTO+VIDEO)

-      Kryeqyteti i provincës Hubei, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit që tashmë ka shkaktuar dhjetëra viktima, u izolua në 22 janar. Askush nuk mund të hyjë ose të largohet, dhe në rrugë qarkullojnë vetëm mjetet e ndihmës së shpejtë mjekësore.

-      Rrugë të shkreta dhe kontrolle shumë të rrepta në një skenar apokaliptik. Kështu e ka transformuar qytetin kinez koronavirusi.

-       Wuhan u izolua në 22 Janar. Askush nuk mund të largohet nga qyteti. Trafiku i trenave dhe aeroplanëve, autobusëve, metrosë, trageteve dhe transportit interurban është mbyllur përkohësisht

-      Mjetet e vetme që qarkullojnë në Wuhan janë ato të ndihmës mjekësore

-      Në metropolin nga i cili filloi gjithçka, transporti publik është pezulluar, po ashtu dhe qarkullimi i makinave.

-      Objektet shëndetësore janë afër kolapsit, aq sa ka nisur puna për të ndërtuar dy spitale të rinj me kapacitete 1000 dhe 1300 shtretër, njëri brenda një jave dhe tjetri për 15 ditë.

-        Ndërkohë, 450 mjekë ushtarakë kanë mbërritur në qytet për të ndihmuar stafin vendor

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë