Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 301 raste të reja me koronavirus nga 2,396 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 67 vjeçe, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.
Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, të të gjithë vendin janë 5,474 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 463 qytetarë , duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
Statistika (16 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar në 24 orë 463
Të shtruar në spitale 125
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2396
Testime totale 1,430,984
Raste pozitive 204,928
Raste të shëruara 196,298
Raste Aktive 5474
Humbje jete 3,156
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2568
Fier 645
Gjirokastër 478
Shkodër 360
Durrës 346
Elbasan 278
Berat 261
Vlorë 210
Lezhë 121
Korçë 101
Kukës 57
Dibër 49