Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 319 raste të reja me koronavirus nga 3,843 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 126 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,270 raste aktive me COVID ndërsa 221 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket rasteve të reja, infektimet në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd.
Statistika (23 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar në 24 orë 221
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,843
Testime totale 1,452,061
Raste pozitive 206,935
Raste të shëruara 198,484
Raste Aktive 5,270
Humbje jete 3,181
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2,527
Fier 608
Durrës 362
Shkodër 350
Elbasan 307
Berat 247
Vlorë 237
Gjirokastër 229
Lezhë 140
Korçë 120
Kukës 70
Dibër 73