Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare

Koronavirusi/ 3,285 viktima, 95,413 të infektuar. Gjermania cilëson COVID -19 pandemi: Anulohet eksportimi i paisjeve mbrojtëse, duhen për mbrojtje kombëtare

Shkon në 3,285 numri i të vdekurve nga  koronavirusi, 3,012 prej të cilëve janë shënuar në Kinë. Jashtë Kinës, vdekjet më të shumta janë raportuar në Itali me rreth 107 viktima deri tani, 92 në Iran dhe 35 në Korenë e Jugut. Ndërsa, mbi 95,000 persona janë konfirmuar të infektuar në të gjithë botën, shumica dërrmuese e të cilëve, sërish në Kinë.

Italia, një ndër vendet me shpërthimet më të këqija deri tani jashtë Kinës, ku janë konfirmuar  rreth 3100 raste të të infektuarve, dhe 107 vdekje, ka urdhëruar mbylljen e shkollave. Vendi njoftoi ditën e djeshme se po mbyllte të gjitha shkollat ​​dhe universitetet deri më 15 mars, duke shpallur një "zonë e kuqe" në veri të vendit.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ende nuk ka deklaruar koronavirusin një pandemi, pasi që janë të kufizuara provat që tregojnë transmetimin e virusit midis njerëzve që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë ose kanë pasur kontakte të ngushta me dikë që kohët e fundit udhëtoi për në Kinë- fakt ky i cili është parë me një llojë dyshimi nga autoritetet e tjera.

Gjatë fjalës së tij në Bundestag, Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se "shpërthimi i koronavirusit në Kinë është bërë një pandemi globale", ndërsa teksa raportonte rastet në rritje të të infektuarve në vend bëri me dije se pika kulminante e përhapjes së virusit brenda vendit nuk ka mbërritur akoma. Po ashtu, si masë paraprake, për ti bërë ballë koronavirusit në rast të një shpërthimi të fuqishëm, Gjermania ka anuluar të gjitha eksportet e të gjitha maska ​​mbrojtëse, maskave për frymëmarrje dhe pajisje të tjera protektive në rast epidemie, siç janë dorezat sterile dhe kostume mbrojtëse.

"Të gjitha mjetet e mbrojtjes duhet t'i vihen në dispozicion sistemit tonë shëndetësor kombëtar", janë shprehur zëdhënës të qeverisë. Përjashtimet do të parashikohen vetëm në rastin e veprimeve të ndihmës ndërkombëtare .

Ndërkohë, vijon shpërthimi i virusit në kruzera. Pas Diamond Princess e cila ‘u detyrua’ të kthehej karantinë në Japoni për javë të tërë për shkak të koronavirusit, tashmë një tjetër anije është ndalur - këtë herë në brigjet e Kalifornisë. Ndalja e anijes është bërë pasi pasagjerët dhe ekuipazhi i saj demonstruan simptoma të COVID-19.

SHBA, autoritetet shëndetësore iu kanë kërkuar rreth 1 mijë njujorkezëve të vetëkarantinohen për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës. Ndërsa, nga ana tjetër Presidenti Trump nuk ka lejuar t’i kalojë një situatë e tillë pa hedhur akuza politike mbi paraardhësin e tij, Barack Obama.

Trump përdori virusin kundër Obamës, duke pretenduar se politikat e miratuara nga administrata e këtij të fundit  kishin ngadalësuar testimin diagnostik. Deklaratat e tij u përgënjeshtruan nga  zyra e një senatori republikan, si dhe një shoqatë laboratorësh- të cilat do të shpreheshin se akuzat e Trump nuk ishin të sakta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 06:49
Australia konfirmon vdekjen e dytë nga koronavirusi, qeveria njofton rritjen e kufizimeve me vendet aziatike të prekura nga COVID-19

1583387836_9e6d72006aea4ebf99b3a5f687c1741b18750x450.jpg

Qeveria australiane ka bërë me dije se do të rrisë kufizimet e saj të udhëtimit në Kinë, Iran dhe Korenë e Jugut  menjëherë pasi konfirmimit të një tjetër viktime nga koronavirusi.

Sipas zyrtarëve, pritet  të ketë masa të shtuara të kontrollit për udhëtarët që vijnë nga Italia, përfshirë kontrollet e temperaturës, marrjen në pyetje për gjendjen shëndetësore në sportelet e kontrollit (çka është e detyrueshme)dhe kontrollet e mëtejshme nga forcat kufitare Australiane dhe oficerët e bio-sigurisë.

Departamenti i Shëndetit në Australi njoftoi 10 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin kombëtar në 52 raste. Ndërsa, u konfirmua gjithashtu vdekja e një të moshuari në një shtëpi pleqsh, duke sjellë në dy numri të vdekjeve në shkallë vendi.

Ora 05:53
SHBA, Facebook mbyll zyrat në Seattle pas infektimit të një punonjësi nga koronavirus

1583386902_d2167a5d8c1e42c8ad5acf985f1529db.jpg

Facebook ka mbyllur një nga zyrat e tij në Seattle pasi mësoi se një kontraktues që punon atje ishte infektuar me koronavirus.

Një zëdhënës i kompanisë ka bërë me dije se punëtori ishte i fundit i infektuar në objektin Stadium East në 21 shkurt.

"Ne i kemi njoftuar punonjësit tanë dhe po ndjekim këshillat e zyrtarëve të shëndetit publik për t'i dhënë përparësi shëndetit dhe sigurisë së gjithkujt," tha Facebook në një deklaratë.

Për shkak të udhëzimeve nga zyrtarët lokalë të shëndetësisë, Facebook gjithashtu po inkurajon të gjithë punonjësit e tij në Seattle të punojnë nga shtëpia deri në fund të muajit.

Ora 04:01
Koronavirusi/ Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, pritet përkeqësim i mëtejshëm i situatës

1583387353_06f0f0167a09479eb7059714eab12485.jpg

Rritet në 318 numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani, pasi 17 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat pritet të rriten më tepër. Gjatë fjalimit të tij në Bundestag ditën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn foli për fillimin e një epidemie dhe duke pranuar se situata mund të përkeqësohej më tej në ditët në vijim. 

"Kulmi (më e keqja) nuk ka arritur ende", u shpreh ai gjatë fjalimit të tij përpara ligjvënësve gjerman, teksa ngrinte alarmin se "shpërthimi i koronavirusit kinez është kthyer në një pandemi globale". Spahn, po ashtu, nuk e përjashtoi mundësinë e kalimit në një nivel të dytë "të luftës kundër përhapjes së virusit: Në një rast të tillë, operacionet rutinë në spitale do të shtyheshin për t'u përqëndruar në Sars-CoV-2.

Të gjitha shtetet federale, përveç Saksonisë-Anhalt, raportojnë raste të infeksionit. Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në North Rhine-Ëestphalia , e cila është gjithashtu më e populluara, me 172 raste.

Instituti Robert Koch, përgjegjës për monitorimin dhe vlerësimin e emergjencës së Coronavirus në Gjermani, vlerëson rrezikun e virusit vdekjeprurës në popullatë si ende "të matshëm", pasi që shumica e rasteve të njohura kanë të bëjnë ose me kalimin në njërën prej zonave të rrezikut ose janë përqendruar në zona të kufizuara. Për këtë arsye, strategjia mbetet akoma ajo e kontrollit .

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ndalimin e eksportit të maskave, maska ​​për frymëmarrje dhe pajisje të tjera mbrojtëse, siç janë dorezat sterile dhe kostume mbrojtëse, si masë paraprake.

"Të gjitha mjetet e mbrojtjes duhet t'i vihen në dispozicion sistemit tonë shëndetësor kombëtar", janë shprehur zëdhënës të qeverisë. Përjashtimet do të parashikohen vetëm në rastin e veprimeve të ndihmës ndërkombëtare .

Ngjarje të rëndësishme ekonomike dhe kulturore janë anuluar në të gjithë vendin : ITB, Shkëmbimi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, nuk do të mbahet. Është anuluar po ashtu edhe panairi i librit në Leipzig dhe Hannover Messe që është edhe panairi më i rëndësishëm industrial në botë. Ai rrezikon të jetë një dëm serioz ekonomik për sistemin gjerman. Megjithatë, Ministri i Ekonomisë, Olaf Scholz, ka thënë se ai është i gatshëm, në rast të një krize ciklike, të mobilizojë miliarda euro për ta kundërshtuar atë.

Linja ajrore Lufthansa ka shtuar në listën e saj të fluturimeve edhe destinacione  të tjera përveç atyre me Azinë. 150 nga 770 aeroplanët e transportuesit gjerman aktualisht kanë pezulluar fluturimet. Për pasagjerët që vijnë nga zonat e rrezikut- si: Kina, Irani, Italia, Japonia dhe Koreja e Jugut-  linjave ajrore, të anijeve, hekurudhave dhe stafit të aeroportit u është kërkuar të vëzhgojnë pasagjerët dhe në momentin që vërejnë një simtomë të virusit ta raportojnë atë. Kushdo që arrin në Gjermani me tren, aeroplan ose anije nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë një formular , duke lënë së bashku me të dhënat e tyre edhe mjete kontakti për të siguruar disponibilitet në çdo kohë. Të dhënat do të mbahen për tridhjetë ditë.

Spitalet janë duke u përgatitur për të intensifikuar numrin e testeve dhe në rast se përballen me një rritje të papritur të kërkesave. Në Berlin, ku deri më tani janë regjistruar 8 raste të Coronavirus, Charité, poliklinika më e madhe në Evropë, ka pajisur një tendë për teste, në mënyrë që të veçojë çdo të infektuar nga pacientët e tjerë. Shembulli po ndiqet edhe nga spitalet e tjera në të gjithë vendin.

1583387392_AFP1PL3N5kljBU3170911318263CKC656x492CorriereWebSezioni.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT