Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 335 raste të reja me koronavirus nga 2,487 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Kamza 69 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 110 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,601 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 201,397 që prej fillimit të pandemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.
Tirana vijon të kryesojë sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Saranda, Kuçova dhe Lezha. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 179 të infektuar dhe dy viktima.
Statistika (03 Janar 2022)
Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 110
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,487
Testime totale 1,489,836
Raste pozitive 211,220
Raste të shëruara 201,397
Raste Aktive 6,601
Humbje jete 3,222
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3098
Fier 657
Durrës 616
Shkodër 440
Elbasan 406
Vlorë 394
Berat 269
Lezhë 200
Gjirokastër 198
Korçë 151
Dibër 103
Kukës 69