Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 357 raste të reja me koronavirus nga 2,623 testime të kryera. Mësohet se 1 qytetar nuk e ka fituar betejën më koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 148 pacientë, ndërsa 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të të shtruarve në spitale. Ndërsa kemi rënie të numrit të rasteve dhe viktimave.
Sakaq, 469 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,
Në të gjithe vendin mësohet se janë 6,438 raste aktive me COVID.
Statistika (4 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 357
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2623
Testime totale 1,403,281
Raste pozitive 201,402
Raste të shëruara 191,855
Raste Aktive 6,438
Humbje jete 3,109
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3253
Fier 658
Gjirokastër 545
Shkodër 447
Durrës 363
Berat 315
Elbasan 287
Vlorë 200
Lezhë 130
Korçë 127
Dibër 69
Kukës 44