Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 405 raste të reja me koronavirus nga 2,657 testime të kryera. Fatkeqësisht, 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.
Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të numrit të infektimeve dhe viktimave. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 149 pacientë, 15 prej të cilëve janë në gjendje të rënduar.
Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki;152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.
Statistika (27 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 405
Të shëruar në 24 orë 548
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,657
Testime totale 1,388,238
Raste pozitive 199,137
Raste të shëruara 188,593
Raste Aktive 7,459
Humbje jete 3,085
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3,880
Fier 703
Gjirokastër 539
Shkodër 489
Durrës 409
Berat 387
Elbasan 340
Vlorë 228
Korçë 213
Lezhë 159
Dibër 64
Kukës 48