6 mjekë kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë infektuar në Wuhan.
Mjekët, të cilët kanë kohë duke u përballur me një rrezik të lartë infeksioni për shkak të epidemisë, tani shumë prej tyre janë shndërruar në pacientë. Vetëm në Wuhan, 1,102 mjekë janë konstatuar të infektuar.
Qyteti i 11 milion banorëve ka 398 spitale dhe afro 6,000 klinika komunitare. Sidoqoftë, Komisioni Shëndetësor Komunal i Wuhan ka caktuar nëntë spitale për të trajtuar rastet e koronavirusit kurse 61 spitale të tjera dhe klinikat ambulatore përcaktojnë përmes testeve të infektuarit e mundshëm.
Në disa prej këtyre spitaleve, personeli mjekësor i infektuar përbën një përqindje të konsiderueshme të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Për shembull, 40 punonjës shëndetësorë u infektuan në Spitalin Zhongnan, një nga 61 spitalet që merreshin me rastet e epidemisë, që përfaqësojnë afërsisht 30% të 138 pacientëve të shtruar në spital nga 1 deri më 28 janar.
Në spitalin ‘Wuhan Nr7’, dy të tretat e stafit është infektuar për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse.
Qeveria e Wuhan ka pranuar pmungesën e furnizimeve mjekësore, të tilla si maska, syze dhe kostume mbrojtëse. Spitalet e Wuhan kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë në mediat sociale, duke kërkuar dhurime shtesë të pajisjeve mbrojtëse, të cilat janë thelbësore për të mbrojtur stafin në frontin e luftës kundër koronavirusit.
Në Weibo, një postim në shtetërorin ‘People Daily’ tregoi personelin mjekësor në një spital të Wuhan duke krijuar pajisje mbrojtëse prej qeseve plastike.
Sipas 'SkyTg24', shumë mjekë madje janë të detyruar të veshin pelena sepse nuk kanë mundësinë të shkojnë në banjë gjatë shërbimit.
Nga 59.900 kostume mbrojtëse që kërkohen çdo ditë, mjekët dhe infermierët e Wuhan kanë vetëm 18.500. Kina ka importuar mbi 300 milion maska dhe afërsisht 3.9 milion kostume mbrojtëse që nga 24 janari dhe Kryqi i Kuq Kinez ka marrë dhurime mbi 900 milion juanë por duket se ato janë të pamjaftueshme kurse mijëra maska të Kryqit të Kuq kinez, zhduken rrugëve teksa nisen drejt spitaleve.
Lajmi kryesor: