Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 801 raste të reja me koronavirus nga 5,166 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Elbasani 33 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 73 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,049 raste aktive me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit 351 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,748 që prej fillimit të pandemisë.
Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të infektimeve.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.
Statistika (04 Janar 2022)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar në 24 orë 351
Të shtruar në spitale 113
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5,166
Testime totale 1,495,002
Raste pozitive 212,021
Raste të shëruara 201,748
Raste Aktive 7,049
Humbje jete 3,224
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3,326
Fier 711
Durrës 645
Shkodër 451
Elbasan 441
Vlorë 433
Berat 284
Gjirokastër 225
Lezhë 213
Korçë 143
Dibër 106
Kukës 71