Koronavirusi, Antonio Tajani: Përgjegjësi serioze e regjimit kinez në përhapjen e infeksionit

Koronavirusi, Antonio Tajani: Përgjegjësi serioze e regjimit kinez në përhapjen e infeksionit

"Pekini zyrtar ka përgjegjësi serioze për vonesat në raportimin e epidemisë. Janë kërcēnuar mjekët dhe të vërtetat e fshehura kanë ndikuar në përhapjen e koronavirusit në botë".

Me këto fjalë, Antonio Tajani, Presidenti i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese në Parlamentit Europian, ka shigjetuar regjimin kinez.

"Në ditët e fundit - shkruan Tajani në Twitter, Virusi kinez është pērhapur në vendet e BE. Raste të infektuarish janë regjistruar përhapja e Coronavirus ka arritur në Itali, Francë, Gjermani, Finlandë, Britani dhe Suedi. Në të gjithë BE, alarmi shëndetësor është në nivelin më të lartë. Ka përgjegjësi shumë serioze të qeverisë kineze në trajtimin e çështjes. Që në fund të dhjetorit, mjekët e Universitetit Wuhan konstatuan raste të Coronavirusit por  autoritetet kineze kanë ndaluar mjekët që të bëjnë publike urgjencën, me kërcënime të sanksioneve ligjore. Kjo shkaktoi një vonesë serioze në zbatimin e terapive mjekësore, në informimin dhe parandalimin, duke nxitur përhapjen e virusit".

Tajani pyet gjithashth se "çfarë hapash synon të ndërmarrë Kina për të pasur akses në dokumentat që lidhen me rastet e koronavirusit dhe çfarë masash synon të ndërmarrë Pekini për të parandaluar mungesën e informacionit dhe transparencës, të cilat mund të rrezikojnë më tej shëndetin e qytetarëve europianë ".


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 259 numri i viktimave, të infektuarit rreth 12 mijë! Ilaçet drejt fundit! Kina 'me sytë' nga BE


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë