
Konkursi i muzikës 'Eurovision' dhe një nga festivalet më të famshëm muzikorë në Europë, 'Glastonbury', janë anuluar për shkak të epidemisë nga koronavirusi.
Edhe Rolling Stones ka njoftuar shtyrjen e turneut në Amerikën e Veriut.
'Eurovision', viktima kulturore e rradhës nga infeksioni i koronavirusit pas triumfit të Hollandës në edicionin e vitit 2019, ishte gati për tu zhvilluar në Roterdam.
Sipas organizatorëve, teksa epidemia po vazhdon të zgjerohet, Europa ka vendosur kufizime dhe ka ngritur kufijtë, u mor vendimi i anulimit të eventit.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi edhe Glastonbury, një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropë, u anulua.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi, në Itali 475 viktima në 24 orë. 86% shkalla e kurimit në Kinë! Japonia, Kina SHBA, Gjermania nxitojnë të prodhojnë vaksinën (VIDEO)









