Koronavirusi, në Itali 475 viktima në 24 orë. 86% shkalla e kurimit në Kinë! Japonia, Kina SHBA, Gjermania nxitojnë të prodhojnë vaksinën (VIDEO)

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë po i afrohet shifrës 200 mijë. Sipas Universitetit Johns Hopkins, ka pasur 7,954 vdekje të lidhura me koronavirusin ndërsa 81,959 pacientë janë shëruar. Pas polemikave mes Gjermanisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara, kjo e fundit e akuzuar se ka provuar të mashtrojë "CureVac" për të blerë dhe patur eskluzivitetin e vaksinës së mundshme që mund të prodhohet nga kjo kompani, Kina ka nisur të konkurojë SHBA per vaksinën. Studiues nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore Ushtarake kanë nisur provat teknike njerëzore të një vaksine të mundshme, raporton People Daily.

Testet do të bëhen në bashkëpunim me grupin CanSino Biologics në Hong Kong, duke kërkuar vullnetarë. "Vaksina nuk përmban substanca infektive, është shumë e sigurt dhe e qëndrueshme dhe kërkon vetëm një vaksinim", shpjegon Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në provincën e Hubei, nga ku u përhap epidemia.

SHBA filluan fazën 1 të një vaksine eksperimentale e bazuar në teknologjinë mRNa e zhvilluar nga grupi i bioteknikës Moderna dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Vaksina e zhvilluar nga Cansino dhe studiuesit ushtarakë kinezë është ajo në të cilën janë shpresat më të mëdha në Kinë, ku aktualisht janë në zhvillim nëntë vaksina, testet e para klinike të të cilave priten të bëhen në muajin prill.

Japonia është gjithashtu duke vrapuar për gjetjen e një kure. Sipas Reuters, një kompani e kontrolluar nga Fujifilm po prodhon një antiviral të quajtur Avigan dhe i njohur edhe si Favipiravir i cili ka dhënë rezultate të mira në shërimin e të infektuarve.

Në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në rritje në 6.423 raste kurse numri i viktimave është rritur në 108.

Kina, shkalla e kurimit 86%

Kina ka regjistruar në 24 orët e fundit 13 raste të reja të koronavirusit, nga të cilët vetëm 1 në Wuhan (për ditën e dytë me radhë) dhe 12 raste të importuara, pesë në Guangdong, tre në Pekin dhe Shanghai dhe një në Sichuan. Numri i rasteve me përsëritje infeksioni është rritur në 155, teksa janë regjistruar edhe 11 viktima.

Totali i infeksioneve në Kinë është 80894. Ende në trajtim jamë 8056 pacientë. Totali i vdekjeve është 3237 kurse të shëruarit 69 601. Shkalla e kurimit u rrit në 86%.

Koreja e Jugut, dita e katërt me radhë nën 100 raste

Koreja e Jugut raportoi 93 raste të reja të koronavirusit, nga 84 raste të hënën dhe 74 të dielën, por ende nën 100 raste për ditën e katërt me radhë.

Në Korenë e Jugut totali i të infektuarve është 8413 kuse viktimat janë 84, nga të cilat 71% e përbëjnë njerëz mbi 70 vjeç. Shkalla e vdekshmërisë është afër 11%.

Turqia, viktima e parë dhe 98 raste

Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi se koronavirusi ka shkaktuar viktimën e parë ku numri i të infektuarve ka shkuar në 98 raste.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Mbrojtja Civile Italiane:  475 viktima brenda një dite, tendencë stacionare numri i të infektuarve (28.710), të shëruarit në një ditë 1084 pacientë

Sipas të dhënave të siguruara nga Mbrojtja Civile, numri i rasteve pozitive të koronavirusit në Itali ka shkuar në 28,710 pacientë  (+2,648), të shëruar janë 4,025 persona, me një rritje rekord prej 1,084, dhe 2,978 vdekje në total, me një rritje ditore të paprecedentë, 475 në 24 orët e fundit.

Guvernatori i Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana tha se "Fatkeqësisht, numri i të infektuarve nuk po ulet ende. Në një kohë të shkurtër ne nuk do të jemi më në gjendje t'u japim përgjigje atyre që sëmuren. Iu kërkojmë të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi. Po ju kërkojmë më mirësjellje, por brenda një kohe ju do të duhet të ndryshojmë tonin sepse nëse nuk e kuptoni me të mire do na duhet të jemi pak më agresivë dhe tju bëjmë që ta kuptoni situatën ku ndodhemi. Kjo bëhet për të kursyer jetë njerëzore. Mos u largoni ng shtëpia, jeni në rerzik ju dhe të tjerët. Nëse nuk reagoni do ti kerkojmë qeverisë qëndrore të përdorë mënyra më të forta bindje”

Ora 17:52
Koronavirusi/Itali, qeveria Conte planifikon të ndalojë aktivitetet në natyrë

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe rritjes së kontrolleve, është rritur numri i personave të sanksionuar në Itali pasi shkelin masat e marra nga qeveria Conte përmes të cilave synohet të frenohet epidemia e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, gjatë kontrolleve të 187.455 personave, gati 8.300 prej tyre kanë dalë në rrugë pa një arsye të parashikuar nga masat e autoriteteve dhe pa një arsyetim të pranueshëm.

Nga 111.512 biznese të kontrolluara, 154 prej tyre iu nënshtruan sanksioneve dhe për 33 u urdhërua pezullimi i aktivitetit.

Në total në Itali janë kryer mbi një milion e gjysmë kontrolle.

Ministri i Sportit Vincenzo Spadafora tha se "Unë besoj se në orët e ardhshme do të duhet të marrim në konsideratë mundësinë e vendosjes së ndalimit të plotë të aktiviteteve në natyrë". Ai tha gjithashtu që "nëse thirrja për të qëndruar në shtëpi nuk dëgjohet, ne gjithashtu do të detyrohemi të bëjmë një ndalim absolut" .

Ora 17:45
Koronavirusi, anulohen 'Eurovision' dhe 'Glastonbury', dy viktimat e fundit kulturore të epidemisë

Konkursi i muzikës 'Eurovision' dhe një nga festivalet më të famshëm muzikorë në Europë,  'Glastonbury',  janë anuluar për shkak të epidemisë nga koronavirusi.

Edhe Rolling Stones ka njoftuar shtyrjen e turneut në Amerikën e Veriut.

'Eurovision', viktima kulturore e rradhës nga infeksioni i koronavirusit pas triumfit të Hollandës në  edicionin e vitit 2019, ishte gati për tu zhvilluar në Roterdam.

Sipas organizatorëve, teksa epidemia po vazhdon të zgjerohet, Europa ka vendosur kufizime dhe ka ngritur kufijtë, u mor vendimi i anulimit të eventit.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi edhe Glastonbury, një nga festivalet më të mëdha muzikore në Evropë, u anulua.

Ora 17:40
'Nuk është lojë, jeta ime u shkatërrua!', 41-vjeçari i prekur nga COVID-19 jep mesazhin prekës (VIDEO)

ITALI- Gianni, një 41-vjeçar që është diagnostifikuar me koronavirus ka dhënë një mesazh prekës për të gjithë.

Ai është shprehur se në fillim e ka nënvlerësuar, por tani është I rrethuar nga bombola gazi që e ndihmojnë të marrë frymë.

"Po e bëj këtë video sepse ky virus që ma nxiu jetën, po vazhdon të prekë njerëz të tjerë.

Unë punoja si menaxher, kujdesesha për babain tim, kisha hobit e mia.

E kam nënvlerësuar koronavirusin, si shumëkush prej jush, mendoja se është mashtrim, mendoja se bëhej për propaganda politike e të tjera.

Ky virus më hyri në trup dhe më mori njeriun tim më të dashur, babain tim.

Njerëzit mendojnë se është grip normal, por jua siguroj që nuk është kështu.

Të futet në trup, depërton në mushkëri dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes.

Duhet të kuptoni që kjo nuk është lojë.

Po e kaloj natën me bombola oksigjeni, nuk flej dot, jeta më është shkatërruar. Uroj që askush të mos e provojë vuajtjen që po kaloj unë, është si film horror", u shpreh Gianni.

Përmes kësaj videoje ai ka percjellë një mesazh për të gjithë ata që janë në shtëpi, që të zbatojnë rregullat e vendosura e most a marrin si lojë këtë gjendje.

Mos të vënë në rrezik shëndetin e tyre dhe të të afërmve të tyre, apo dhe të të gjithë botës.

Ora 17:18
Eksperimenti me koronavirusin, shikoni sa jeton brenda shtëpisë suaj sipas shkencëtarëve

1580817610_koronavirusi.jpg

Koronavirusi është thyer në një problem global duke prekur shumë vende të botës.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshon një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose tështima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se sa kohë qëndron virusi në këto sipërfaqe.

Studimit u publikua në internet nga “Neë England Journal of Medicine”.

Testimet treguan se kur virusi përhapet nga dikush që kollitet ose tështin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Në bakër u deshën katër orë që virusi të bëhej jo aktiv.

Ora 14:55
Koronavirusi, Amerika Latine dhe vala e Covid-19. Kili pret rreth 40 000 të infektuar

Qeveria braziliane i ka kërkuar Kongresit të miratojë gjendjen e Fatkeqësisë Publike deri në fund të vitit për shkak të epidemisë së koronavirusit. Emergjenca është shtrirë kryesisht në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit konfirmoi vdekjen e parë nga covid 19: një burrë 62-vjeçar që vuante nga sëmundje të tjera të rënda. Sipas të dhënave zyrtare, ekzistojnë 234 raste të infektimit.

Meksika gjithashtu miratoi masa parandaluese në përpjkekje për të frenuar epideminë, janë mbyllur shkollat dhe po kryen matje e temperaturës te qytetarët. Gjithsesi qeveria nuk përjashtonë masa edhe më drastike.

Rastet e infeksionit nga korona virusi në Venezuelë janë në rritje. Presidenti Nicolás Maduro ka njoftuar izolimin e shtatë rajoneve të vendit, përfshirë kryeqytetin Caracas ku të gjitha lëvizjet janë të kufizuara për të provuar të përmbajnë përhapjen e virusit.

Qeveria Kiliane e Sebastian Pinera pret deri në 1 Prill 40,000 infeksione nga koronavirusi. Kjo është thënë nga Ministri i Shëndetësisë, Jaime Manalich, pasi njoftoi kalimin e alarmit të epidemisë në "fazën 4", e ngjashme me gjendjen që po kalonë Italia dhe Spanja.

Ora 14:42
Koronavirusi, masat anglosaksone në përgjigje të emergjencës së epidemisë

Paterica financiare është e madhe në SHBA pasi edhe goditja që ka nisur të japë në ekonomi epidemia e koronavirusit është e fortë.

Administrata e presidentit Donald Trump ka armatosur bazukën e saj fiskale dhe ka planifikuar 1.2 trilion dollarë për të mbështetur ekonominë, bizneset dhe profesionistët.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se "Shumë kompani kanë nisur të mbyllin dyert. Amerikanët që tani kanë nevojë për mbështëtje e cila do të jetë gati nga qeveria pas dy javësh".

Sekretari i Thesarit të Sh.B.A gjithashtu tha se shkalla e papunësisë mund të rritet deri në 20% për shkak të ndikimit në ekonomi të pandemisë nga koronavirusi.

Në Britaninë e Madhe kryeministri Boris Johnson ka premtuar injektimin në ekonomi dhe në mbeshtetje të familjeve të rreth 330 miliardë paund. Kryeministri tha se "ne duhet të përballemi me sfidën më të madhe ekonomike të pas Luftës së Dytë Botërore që është edhe më e keqe se kriza e vitit 2008.

Ora 10:51
Koronavirusi/ Pa masa dragoniane, masakra mund të jetë kolosale. Cili ishte studimi që trembi Britaninë e Madhe dhe SHBA?

Ishte një studim ai që bëri që Boris Johnson dhe Donald Trump të ndryshojnë mendimin e tyre, fillimisht të gabuar dhe të marrin masa drastike kundër koronavirusit. Jo vetëm kaq, ai studim gjithashtu ka bindur Presidentin Francez Emmanuel Macron, për të cilin "Franca është në luftë", pasi kreu i Elysée ka miratuar në orët e fundit masa të ashpra dhe kufizuese të ngjashme me ato italiane në përpjekje për të frenuar epideminë.

Studimi në fjalë quhet "Impact of non-pharmaceutical interventions (NPIs) to reduce COVID- 19 mortality and healthcare demand" ("Ndikimi i ndërhyrjeve jo-farmaceutike (NPI) për të zvogëluar vdekshmërinë nga Covid-19 dhe kërkesën e kujdesit shëndetësor"). Autorët e studimit janë një ekip i koordinuar nga Profesor Neil Ferguson nga Imperial College London, një nga institucionet kryesore të hulumtimi dhe mjekësisë publike në botë.

Studimi i drejtuar nga Profesor Ferguson ishte vendimtar pasi ai i tregoi autoriteteve në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Francë se cilat ishin rreziqet katastrofike të një qasjeje tepër të butë ndaj kërcënimit të koronavirusit.Në studim thuhet se "Ky virus respirator është më i rrezikshëm nga gripi H1N1 i vitit 1918. Në mungesë të një vaksine, e cila nuk pritet të jetë gati para 18 muajsh, duhen marrë masa dragoniane për të frenuar infeksionin".

Studimi nuk la shumë hapësirë ​​për liderët botërorë për të diskutuar mbi faktet.  Sipas Ferguson dhe studiuesve të tjerë, në fakt, nëse kërcënimi do të ishte injoruar, në Shtetet e Bashkuara do të kishte pasur 2.2 milion vdekje dhe deri në 510 mijë në Mbretërinë e Bashkuar. Një masakër kolosale. Por, edhe një përgjigje e butë ndaj infeksionit do të kishte gjeneruar humbje jashtëzakonisht të rënda dhe një numër të madh viktimash, të paktën 260 mijë vdekje në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth një milion në Amerikë. Kjo është arsyeja pse Johnson, si dhe Trump në ditët e fundit, ndryshoi strategjinë e tij dje, edhe pse kryeministri britanik nuk ka bllokuar aktivitete dhe lëvizjen e njerëzve si në Itali dhe vende të tjera europiane.

Në raport, Ferguson dhe Imperial College janë të qarta në një pikë tjetër, Ekzistojnë dy strategji për të luftuar koronavirusin: zbutja ose shtypja.

E para thjesht synon të ngadalësojë përhapjen e epidemisë,  duke zvogëluar presionin mbi sistemin shëndetësorë publik.  E dyta, shtypja synon që të ndryshojë prirjen rritëse të kurbës së infeksionit. Sipas studimit, skenari i dytë është ai që duhet të miratohet tani, sepse do të zvogëlonte numrin e vdekjeve, rrjedhimisht fatin tragjik të dhjetra mijëra njerëzve. Po sipas studimit masat e forta duhen të mbeten në fuqi deri sa të gjendet një vaksinë apo deri në muajt e verës dhe duke patur parasysh se koronavirusi mund të rikthehet me uljen e temperaturave.

Ora 10:46
Koronavirusi/ Qeveria spanjolle paketë ndihme 200 miliardë euro në përgjigje të emergjencës shëndetësore

Pas Italisë, Francës dhe Gjermanisë, Spanja gjithashtu ka njoftuar një paketë ndihme të paparë prej 200 miliardë euro për të mbrojtur vendet e punës dhe për të zvogëluar ndikimin e epidemisë së re të koronavirusit në ekonomi dhe jetën sociale.

Paketa e kredive, garancive për kredi dhe ndihmë e drejtpërdrejtë financiare përfaqëson rreth 20% të PBB-së të Spanjës e destinuar për sistemin shëndetësorë, ndërmarrjet, qytetarët e papunë dhe grupet sociale të cenueshëm, te të cilët do të shkojnë 117 miliardë euro kurse pjesa tjetër do të shkojë te kompanitë private.

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez tha se "Kompanitë do të kenë nevojë për likuiditete dhe qeveria do t’i garantojë ato në mënyrë që të ruhet punësimi dhe aktiviteti ekonomik.”

Spanja është vendi i dytë europian, pas Italisë, më i prekur nga epidemia e Covid-19.

Ora 10:41
Koronavirusi, Ilaçi i shpresës 'Tocilizumab' i nënshtrohet studimit në Itali. Fjalëkalimi-Optimizëm i kujdesshëm

Nuk është vaksinë, natyrisht. Por për ata që preken nga infeksioni i koronavirusit është një shpresë për kurë. Me një vendim të marrë në kohë rekord, Agjensia Italiane e Barnave (Aifa) ka autorizuar studimin Tocivid-19 i cili do të vlerësojë efikasitetin dhe sigurinë e tocilizumab - një imunosupresiv i përdorur për artritin reumatoid - në trajtimin e pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Studimi promovohet nga Instituti Kombëtar për Studimin dhe Trajtimin e Kancerit në Napoli me Universitetin e Modenës, Reggio Emilia dhe me Komisionin Shkencor Teknik Aifa.

I pari që përdori në Napoli ilaçin shpresdhënës është Paolo Ascierto, president i fondacionit Melanoma dhe drejtor i Njësisë Onkologjike Melanoma, Imunoterapia Onkologjike dhe Terapitë Inovative të Institutit të Kancerit Pascale të Napolit, i cili ditët e fundit, së bashku te kolegët në spitalin Cotugno, qendra rajonale referuese për emergjencën e koronavirusit, kishte përdorur tocilizumab në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Paolo Ascierto thotë se në përdorimin e këtij ilaçi fjalëkalimi është gjithmonë "optimizëm i kujdesshëm" duke shtuar se te pacientët nën kujdes intensiv dhe te ata të shtruar në pavione, tocilizumab funksionon më mirë.

Së fundmi me këtë ilaç janë trajtuar 11 pacientë në spitalin e Cotugno, të gjithë midis moshës pesëdhjetë e gjashtëdhjetë, përfshirë 7 në kujdes intensiv dhe 4 në repart.

Nga 7 pacientët e parë 5 treguan një përmirësim të dukshëm. Nga 4 personat që ishin trajtuar në repart me insuficiencë të rëndë të frymëmarrjes, 48 ​​orë pas infuzionit të ilaçit të artritit të gjithë kishin shenja përmirësimi." Pavarësisht gjithçkaje, Prof. Paolo Ascierto thotë se "Mësimi më i rëndësishëm që duhet të mësojmë nga Wuhan është se ata zbatuan me rigorozitet distancimin shoqëror dhe përfundimisht dolën prej epidemisë. Kjo është sigurisht zgjidhja më e mirë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/03/2020 17:22

    Po shqyene bythesh tani kush ta gjeje i pari qe të deklaroje patenten qe do të thotë së triliardat do i fitoje vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin