Koronavirusi, Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës

Koronavirusi, Ballkani kundër pandemisë, mjekët në pension dhe vullnetarët, të gjithë në frontin e luftës

Megjithëse pandemia e COVID-19 nuk ka prekur Europën Qendrore dhe Lindore me të njëjtin intensitet si Italia, Spanja dhe Franca, zyrtarët shëndetësorë nga i gjithë rajoni i Ballkanit kanë ngritur alarmin për mungesën e stafit mjekësor, lehtësirave, pajisjeve dhe shtretër të mjaftueshëm spitalor.

Vendet e Europës Lindore kanë miratuar një seri masash kufizuese në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit por ekziston shqetësimi se numri relativisht i ulët i testeve të bëra nuk pasqyron shtrirjen e vërtetë të epidemisë në rajon.

Të gjitha vendet e rajonit kanë rikthyer në punë mjekët pensionistë dhe kanë futur në sistem studentë të sapodiplomuar dhe vullnetarë duke premtuar shpërblime speciale.

Qeveria Sllovene ka pezulluar studimet e specializantëve për mjekë dhe praktikantë të rinj në mënyrë që ata të mund të bashkohen në përpjekjet për të luftuar epideminë.

Mjekët e diplomuar që nuk kanë ende kualifikim do të vendosen në punë kudo që të jetë e nevojshme ndihma e tyre. Sllovenia, në kufi me Italinë, është goditur rëndë nga përhapja e koronavirusit me 286 raste të konfirmuara të infektuar dhe një të vdekur.

Në Bullgari, ku tashmë ka pasur dy vdekje, qeveria ka shpallur mbështetje financiare për të gjithë mjekët e përfshirë në menaxhimin e COVID-19, 500 euro më shumë në paketën e pagave.

Presidenti serb Aleksandër Vucic ka njoftuar se të gjithë punonjësit e shëndetësisë do të marrin një rritje prej 10% të pagave të tyre, në funksion të luftës kundër koronavirusit.
Rreth 6.000 mjekë dhe infermierë serbë besohet se tashmë janë larguar nga vendi këto vitet e fundit, gjë që bëri që qeveria e Beogradit të anulojë një marrëveshje me Gjermaninë për marrjen në punë të infermierëve nga Serbia. Edhe Bosnja Hercegovina ka rikthyer në sistemin shëndetësorë mjekët pensionistë.

Në Kroaci, një shtet i BE që gjithashtu duhet të merret me mungesën serioze të personelit mjekësor, lufta kundër epidemisë së koronavirusit është krahasuar me luftën për pavarësi të vendit nga Jugosllavia në vitet 1990.


Lajmi kryesor:

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën