Një makinë që lëvizte me shpejtësi ka hipur mbi bordurë duke dëmtuar semaforin dhe pësuar aksident, pasi një automjet tjetër i kas prerë rrugën.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e "Misto Mames" në Tiranë dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Video është publikuar nga Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore dhe sipas saj makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.
Edhe pse në video duket qartë se kush e ka fajin, HDA thotë se personi që pësoi aksident u gjobit nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit. Ndërsa makina tjetër që hyri kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, dhe nuk ka marrë asnjë gjobë.