Koronavirusi, dyfishohet numri i të infektuarve në Spanjë, 1000 raste në Madrid dhe vendet baske. Kina dhuron 20 milion dollarë për OBSH

Koronavirusi, dyfishohet numri i të infektuarve në Spanjë, 1000 raste në Madrid dhe vendet baske. Kina  dhuron 20 milion dollarë për OBSH

Nuk është vetëm Italia që po vuan nga emergjenca prej epidemisë nga koronavirusi. Shumë shtete të tjera europiane po numërojnë të infektuarit e parë kurse në vende të tjera numri i të prekurve nga infeksioni po rritet me ritme të shpejta.

Në Spanjë ka një përshpejtim të papritur në numrin e infeksioneve që lidhen me koronavirusin.

Sot u njoftua se rastet e konfirmuara u rritën në 1000. Ky është një numër pothuajse dyfish krahasuar me 589 ditën e djeshme.

Qeveria e Madridit ka mbledhur një takim urgjent për të vlerësuar miratimin e "masave drastike" për të frenuar përhapjen e virusit.

Në kryeqytet, rastet e konfirmuara janë rritur me 200 njësi në 24 orët e fundit ndërsa vdekjet janë dyfishuar: 16 viktima u raportuan sot kundrejt 8 që ishin deri dje.

Kina dhuron 20 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit

Kina i ka dhuruar 20 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit, shumë e cila do të përdoret për të mbështetur luftën globale kundër epidemisë së koronavirusit dhe për të kontribuar në ndërtimin e sistemeve të shëndetit publik në vendet e vogla dhe në zhvillim, të cilët shpesh i kanë institucionet shëndetësore të brishta.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit, Geng Shuang tha se Kina do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar epideminë dhe do të punojë me bashkësinë globale për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik jo vetëm në nivelin rajonal.


Lajmi kryesor:

E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite