Edhe 10 të shëruar tek Infektivi, shkon në 99 numri i personave që fituan betejën me COVID-19

10 persona të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar ditën e sotme duke e cuar në 99 numrin e personave që fituan betejën me COVID-19. Lajmi i mirë është dhënë nga kryeministri Rama.

“Lajm i mirë 10 të shëruar sot”, shkruan Rama.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur, e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë. Manastirliu thekson se të shëruarit ishin pacientë të Infektivit.

"Lajm i mirë 10 të shëruar sot, pjesa më e madhe e tyre, pacientë që po trajtohen në spitalin infektiv QSUT. Faleminderit për punën e palodhur të gjithë mjekëve dhe infermierëve", shkruan Manastirliu.

Në 24 orët e fundit 112 persona janë testuar për koronavirus, nga të cilët 27 raste të reja janë konfirmuar pozitiv, duke çuar në 304 numrin total të të prekurve. Po ashtu, ka ndërruar jetë një 75-vjeçar duke çuar në 17 numrin e viktimave.

Në Infektiv janë të shtruar 73 persona. 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Mosha mesatare të të infektuarve vijon të jetë 50-vjeç. E ndërsa nuk ka pasur ndryshime as harta e qyteteve të prekura të cilat janë: Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër me raste të reja.

Gjatë ditës së sotme, janë shëruar edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19. Infermierët kanë rezultuar negativ pas testit konfirmues të kryer, duke çuar në 15 numrin e personelit mjekësor të shëruar në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Edhe 3 infermierë të shëruar, në total 18 veta nga personeli mjekësor që mundën COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 3 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor. Deri tani janë 99 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 04/04/2020 01:32

    Sa ka sheru doktor Rama per nje muaj doktor Berisha si ka sheru tere jeten. Kush eshte doktor me i mire voto tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen